Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së Parisit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash, sipas informacionit paraprak të policisë.
Sipas informacioneve të siguruara, autori ishte i veshur me rroba të zeza, me bluzë me kapuç dhe kapele të zezë. Ai i ka drejtuar armën punonjësit të sigurisë private te dera e bankës. Pas grabitjes, personi është larguar me skuter.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.