Vlora Hyseni ankimon “arrestin në shtëpi”, paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së
Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, pritet të paraqitet sot, në orën 13:00, në Apelin e GJKKO-së, ku ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hyseni dyshohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, në lidhje me dosjen e Ergys Agasit.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra u caktuan nga GJKKO më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK-ut.
Në momentin kur u ndërmorën veprimet, Hyseni ndodhej jashtë vendit, në Baku, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve informative.
Më 22 shtator, ajo u vetëdorëzua në kufirin e Kosovës, në Vërmicë, dhe më pas iu komunikua masa e sigurisë në GJKKO.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.