☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.81 ▲0.79%
ARI 3,884 ▼3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se është përfshirë në një konflikt në një lokal në Durrës, ku një person mbeti i dhunuar. Ngjarja ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur verifikimet për rolin e një efektivi policie të pranishëm gjatë sherrit.

Sipas të dhënave paraprake, Tafili dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Edison Gjuzi, i cili ka deklaruar se është dhunuar gjatë konfliktit. Pas përplasjes, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

AMP ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë, Leonard Xhamollari i cili ndodhej në ambientet ku ndodhi konflikti. Agjencia po heton nëse polici ka pasur lidhje me Denisin Tafilin apo nëse ka pasur ndonjë rol në favorizimin e tij pas ngjarjes.

Efektivi, gjatë deklarimeve të tij para agjentëve të AMP-së, ka mohuar të ketë lidhje me Tafilin, duke pretenduar se nuk ka pasur marrëdhënie me personin e kërkuar nga SPAK.

Ndërkohë, Edison Gjuzi ka deklaruar se e ka parë efektivin disa herë në shoqërinë e Denisit Tafilit dhe të personit tjetër të përfshirë në konflikt. Për këtë arsye, AMP po analizon edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit person të përfshirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.