🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.93 ▲1.41%
ARI 4,140 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,515 ▼ -1.35% ETH $2,392 ▼ -1.42% XRP $1.2989 ▼ -0.95% SOL $104.3900 ▼ -0.98%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja që nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, mëson BalkanWeb.

Mungesa e saj vjen pak ditë pasi Spiropali iu drejtua me një letër të hapur kreut të qeverisë, përmes së cilës i kërkoi një zgjidhje politike për krizën e krijuar pas nisjes së revoltës studentore, si dhe hapjen e rrugës për kapërcimin e kësaj situate.

Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend.

Sot, ndërsa Rama ka mbledhur deputetët socialistë, Spiropali nuk ka qenë e pranishme, në një zhvillim ky që vjen pas qëndrimit të saj publik ndaj kryeministrit dhe kërkesës për një zgjidhje politike të krizës.

Mbetet për t’u parë nëse deputetja socialiste do ta çojë më tej qëndrimin e saj, ndërsa më herët ka paraqitur edhe një platformë me qëllim hapjen dhe përmirësimin e PS-së.

Balkanweb

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.