🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.54 ▼0.66%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,593 ▲ +2.96% ETH $2,425 ▲ +5.23% XRP $1.3116 ▲ +2.63% SOL $96.0600 ▲ +2.98%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpët

Atentati me tre të plagosur në një lokal në Elbasan i ngjan një skene të vërtetë filmi. A2 CNN ka mësuar se autori iu afrua vendit ku kishte përgatitur sulmin i kamufluar me xhup të zi, me doreza dhe paruke bjonde dhe maskë halloweeni.

Veshja humoristike e tij ka bërë që të ndiqej për disa minuta nga 5 fëmijë të rastësishëm që e shoqëronin me të qeshura duke e konsideruar si lojë.

Nga verifikimi i videove të kamerave të sigurisë ai ka arritur t’i shmanget të miturve, dhe më pas ka vepruar duke qëlluar me 7 plumba drejt klientëve në verandën e lokalit në lagjen “Banesa”.

Të plagosur mbetën Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por asnjë prej tyre nuk ishte objektivi i atentatit. Burime policore i thanë A2 CNN se shënjestra e autorit ishte shtetasi F.Sharra që ndodhej në të njëjtin ambient ku u krye sulmi. Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes por në ndjekje u vu një oficer policie që në atë moment ndodhej jashtë shërbimit ku po qëndronte me dy fëmijët e tij në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja. Edhe pse pa armën e shërbimit me vete, efektivi u vu në ndjekje të autorit i cili gjatë largimit hodhi në tokë pistoletën, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të shërbejë për të gjetur prova për identifikimin e agresorit.

Nga verifikimet e policisë pas aktit të rëndë autori shihet të ikë me vrap drejt një përroi ku dhe ka humbur gjurmët. Ngjarja e ndodhur në një zonë të konsideruar problematike ngriti dyshime të forta për përplasje mes grupimeve.

Vetë F.Sharra i konsideruar nga policia si objektivi i dyshuar i agresionit mësohet se është nipi i një prej personazheve të njohur të botës së krimit në qytet. Por në marrjen në pyetje F.Sharra ka mohuar të ketë konflikte. Në një postim në rrjetet sociale Kastriot Kila, i njohur si “Ot Kila” ka reaguar duke deklaruar se nipi i tij nuk është objektiv i sulmit dhe se ka qenë aty rastësisht dhe nuk ka të bëjë fare me ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.