☁️
Tiranë 16°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.57%
DOW 52,306 ▲1.03%
NASDAQ 25,609 ▲0.68%
NAFTA 96.51 ▼7.31%
ARI 3,979 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,497 ▼ -0.8% ETH $2,270 ▲ +0.03% XRP $1.2500 ▼ -0.02% SOL $93.4400 ▼ -1.34%
S&P 500 7,623 ▲0.57 % DOW 52,306 ▲1.03 % NASDAQ 25,609 ▲0.68 % NAFTA 96.51 ▼7.31 % ARI 3,979 ▲2.04 % S&P 500 7,623 ▲0.57 % DOW 52,306 ▲1.03 % NASDAQ 25,609 ▲0.68 % NAFTA 96.51 ▼7.31 % ARI 3,979 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Një anëtare demokrate e Kongresit kalon në krahun republikan

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Një vendim i papritur i një anëtareje demokrate nga shteti i Miçiganit ka shkaktuar tronditje dhe përçarje brenda Partisë Demokrate amerikane, në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të mesmandatit që zhvillohen nesër.

Haley Stevens njoftoi mbështetjen e saj për kandidatin republikan Mike Rogers në garën për Senatin, duke braktisur kështu kandidatin demokrat Abdul El-Sayed, i cili e kishte mundur në zgjedhjet paraprake të partisë.

Miçigani konsiderohet një shtet kyç për demokratët, të cilët synojnë të ruajnë kontrollin e një prej vendeve të tyre në Senat.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Stevens deklaroi se mbështeste Mike Rogers për Senatin amerikan, duke argumentuar se nuk kishte vend në fushatën e Abdul El-Sayed.

Ajo e akuzoi kandidatin demokrat, i cili mban qëndrime pro-palestineze, për promovimin e retorikës së urrejtjes.

Më pas, ajo u shfaq përkrah kandidatit republikan gjatë një shërbese fetare në një kishë afro-amerikane.

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, e cilësoi vendimin një “tradhti të rëndë”, duke theksuar rëndësinë e çdo mandati në garën për kontrollin e Senatit.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti menjëherë këtë zhvillim, duke shkruar në platformën Truth Social “kjo gjë është MADHËSHTORE!”.

Ai vlerësoi vendosmërinë dhe guximin e Stevens, duke theksuar ndikimin e saj te votuesit hebrenj dhe afro-amerikanë.

Ndërkohë, Abdul El-Sayed deklaroi se nuk dëshironte të përqendrohej te Haley Stevens, por te politikat publike.

Ai mund të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Votat e komuniteteve afro-amerikane dhe hebreje në Miçigan pritet të kenë rëndësi të veçantë në rezultatin e zgjedhjeve.

Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta brenda Partisë Demokrate.

Partia Demokrate e Miçiganit njoftoi përjashtimin e Haley Stevens nga radhët e saj, ndërsa disa anëtarë kërkuan edhe largimin e saj nga grupi parlamentar demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Megjithatë, Stevens deklaroi se mbetet “një demokrate krenare”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.