⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▲0%
ARI 3,886 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,910 ▼ -0.93% ETH $1,825 ▲ +0.01% XRP $0.9609 ▲ +1.86% SOL $71.5500 ▼ -0.45%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▲0 % ARI 3,886 ▲0 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▲0 % ARI 3,886 ▲0 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Dyte

Devolli i beson stolin 33-vjeçarit Dorian Çuko, trajneri i tretë në 7 javë

Devolli ka zgjedhur trajnerin e tij të tretë brenda vetëm 7 javësh kampionat, siç njofton Panorama Sport. Klubi juglindor, që militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë, i ka besuar stolin djalit të shtëpisë, Dorian Çukos.

33-vjeçari, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e zëvendëstrajnerit, merr tashmë përgjegjësinë për të drejtuar ekipin në ndeshjet në vijim. Zgjedhja mund të konsiderohet edhe një avantazh për të, pasi ai e njeh mirë grupin e lojtarëve, ambientin dhe situatën brenda skuadrës.

Çuko sezonin e shkuar ishte pjesë e Devollit si futbollist, por një dëmtim i rëndë e detyroi të hiqte dorë nga futbolli i luajtur dhe të bëhej pjesë e stafit. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë aventura e trajnerit të ri në këtë detyrë dhe nëse ai do të arrijë t’i japë skuadrës impulsin e nevojshëm për vazhdimësinë e sezonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.