⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,843 ▼ -1.4% ETH $1,821 ▼ -0.71% XRP $0.9588 ▲ +0.74% SOL $71.5300 ▼ -1.01%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Te Vora po e përjetojnë si një derbi, Daka: Dua t’i shënoj edhe Tiranës

Nga Abdulla Dushku, Panorama Sport: Vora vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Tiranës. Edhe pse nuk i ka përmasat e një derbi të madh, interesimi për këtë ndeshje vijon të jetë i madh, pasi diferenca mes tyre në pikë është vetëm 3.

Kësisoj, një fitore e Vorës do të thotë barazim pikësh mes tyre. Këto dy skuadra janë përplasur mes tyre vetëm 5 herë gjatë historikut në Kategorinë Superiore. 4 herë sezonin e kaluar dhe një herë këtë sezon. E bilanci mes tyre është i barabartë, ku të dyja skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës dhe një ndeshje e kanë mbyllur në barazim, por bardheblutë qëndrojnë më përpara në golavarazh, skuadër që i ka shkaktuar Vorës humbjet më të thella, 3-0 sezonin e kaluar dhe 4-0 këtë sezon, me golavarazhin 9-6.

Gjithsesi, ky është një tregues se të dyja skuadrat kanë të njëjtin nivel, pavarësisht emrave. Vorakët kanë nisur përgatitjet ndaj Tiranës dhe ndoshta në këtë përballje hakmarrja do të jetë prezente, gjë që e bën të domosdoshme ajo humbje e thellë gjatë fazës së parë, kur pësonin 4 gola. Por si indikator për një “hakmarrje” të tillë e ka nxitur edhe humbja e thellë 5-0 me Egnatian, për të treguar se në realitet nuk është kjo Vora e vërtetë, pas atyre rezultateve të javëve të fundit me Vllazninë dhe Dinamon.

DAKA

Vendimtar me gol në këto dy ndeshje u bë futbollisti 22-vjeçar i lindur në Itali, që gëzon dy pasaporta, italiane dhe shqiptare, Dario Daka. Ai ka qenë protagonist mjaft i rëndësishëm në këto dy përballje për Vorën, edhe pse nuk e ka nisur ndeshjen si titullar, duke shënuar dy gola me vlerë 4 pikë, duke i sjellë ekipit të Vorës një të tretën e pikëve që ka grumbulluar deri tani. Megjithatë, futbollisti me origjinë nga Gjakova e ka cilësuar këtë si pjesë të detyrës së tij, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”.

“Është më se normale, që klubi më ka ndihmuar shumë që unë të përshtatem me ekipin, ku edhe vetë unë kam punuar shumë për të arritur këtë gjë. Jam stërvitur mirë, duke iu bindur edhe urdhrave të trajnerit, sado që golat e mi kanë vendosur fatin e ndeshjeve, për këtë jam shumë i lumtur”, shprehet fillimisht futbollisti, që është aktivizuar në 10 ndeshje të këtij sezoni, Dario Daka.

Lidhur me ecurinë e skuadrës së Vorës deri në këtë fazë të kampionatit, ai shprehet: “Vora, pavarësisht se pritshmëria ishte që në fillim për të qenë sa më lart në renditje, ne jemi përballur me sfida të forta që në fillim të sezonit dhe nuk e kemi pasur fort të lehtë startin për të marrë maksimumin”.

Ndërsa në fund, duke u shprehur për veten e tij dhe për ndeshjen e radhës kundër Tiranës, ku shpreson se kjo ndihmesa që ai po jep pranë klubit të Vorës do të jetë frytdhënëse. “Unë për vete dua ta ndihmoj ekipin me gola, të shënoj sa më shumë, që ekipi të fitojë ndeshjet. E këtë e kam bërë me Vllazninë, por po kështu edhe me Dinamon dhe për këtë jam i kënaqur. Dëshira ime është që këtë gjë, shpresoj ta bëj edhe kundër Tiranës, dua t’i shënoj, ndoshta mund të ketë fatin që goli apo golat e mi të jenë vendimtarë edhe në këtë përballje.

Mundohem që t’i jap sa më shumë ndihmë ekipit, pasi jam sulmues e detyra e një sulmuesi është vetëm të shënojë. Po nuk shënova, nuk e ndihmoj ekipin. Qëllimi im është të shënoj dhe ta arrijmë fitoren. Unë nuk luaj për trofe, luaj vetëm për të ndihmuar ekipin”, ka përfunduar prononcimin e tij futbollisti i ardhur nga Trapani te Vora sezonin e kaluar, Dario Daka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.