Kronika
Dezertimi i 4 komandove, reagojnë ish ministri i Mbrojtjes Mediu
Ish-ministri i Mbrojtës, Fatmir Mediu e komenton dezertimin e ushtarëve si një mungesë te vëmendjes që i kushtohet Forcave të Armatosura, të një vendi anëtar të NATO-s. Por përse ka ndodhur kjo gjë?
“Duket se Forcat e Armatosura janë tërësisht të demotivuara dhe duhet gjetur arsyeja pse janë të demotivuara. Nëse ikin 3 ushtarë komando, që është një nga strukturat elitarë të Forcave të Armatosura, të cilat kanë marrë pjesë në misione paqeruajtëse. Kjo tregon se brenda tyre ka një mungesë shprese dhe besimi për rolin dhe për të ardhmen që ata kanë brenda Forcave të Armatosura”, u shpreh Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.
Më radikal tregohet Petrit Vasili, që e krahason këtë ngjarje me dezertimet e ’97-ës. Por këtë herë sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të asaj që opozita e quan “kriminalizim të shtetit”.
“Më kujton dezertimet e vitit 1997, ku dezertuan edhe me avionë. Më e pakta në këtë rast do të ishte të kishte shkarkime të rëndësishme në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, së paku si një reflektim publik, por nuk besoj se do të ndodhi”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI.