☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Dezertojnë komandot e FA, çështja ne Prokurori, ligji parashikon 1 vit burg

Katër komandot e Forcave të Armatosura shqiptare që dezertuan pas një kursi trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar, ishin pjesë e një grupi prej 12 efektivësh të Forcave Komando shqiptare.

Këto forca komando çdo vit i nënshtrohen kurseve të tilla trajnuese nga vende partnere të aleancës së NATO-s.

Burime për Top Channel kanë pohuar se katër komandot, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi, të cilët kishin vite që shërbenin në ushtri, janë larguar pa adresë pasi përfunduan dhe u certifikuan për kursin në këtë qendër trajnimi në Uells.

Nga dëshmitë e 8 efektivëve të tjerë, komando që ndoqën të njëjtin kurs, bëhet e ditur se katër komandot janë larguar pak para nisjes drejt Shqipërisë. Ata janë ndarë nga shokët e tjerë të grupit me preteksin se do të shkonin për një kafe dhe nuk janë parë më.

Pas kthimit në atdhe të kontingjentit, autoritetet e forcave te armatosura konstatuan mungesën e katër komandove dhe mos paraqitjen e tyre ne detyre. Sipas rregullores autoritetet ushtarake priten pesë ditë dhe pas informacioneve që shkëmbyen edhe me autoritetet britanike që organizuan trajnimin, konfirmuan zhdukjen e katër komandove shqiptare. Pas kësaj depozituan në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj tyre. Në lidhje me këtë rast, Top Channel ka kontaktuar edhe zyrën e shtypit të NATO-s, e cila refuzoi ta komentonte këtë ngjarje.

Referuar Kodit Penal ushtarak, katër komandot akuzohen për mosparaqitje të oficerëve apo nënoficerëve në detyrë.

Kjo akuzë konsiderohet kundravajtje penale dhe parashikon dënime që variojnë nga gjobë apo ulje në gradë, deri në 1 vit burgim. Kjo masë dënimi dhjetëfishohet nëse mosparaqitja në detyrë bëhet në gjendje lufte apo të jashtëzakonshme, çka nuk është rasti.

Kjo është hera e parë që pas futjes së Shqipërisë në NATO, që katër efektivë të FA dezertojnë në këtë mënyrë pas trajnimeve me partnerë të aleancës.

Zyrtarë pranë Forcave të Armatosura pohojnë për Top Channel se ky rast nuk ka asnjë ndikim në reputacionin e FA në NATO, pasi edhe efektivë të ushtrive të vendeve të tjera kanë bërë dezertime të tilla, që cilësohen si veprime individuale dhe nuk cenojnë angazhimin e vendit në aleancë.

Ndërkohë në repartet ushtarake në Shqipëri ky fenomen është hasur edhe më parë, pasi gjatë dy viteve të fundit në gjykatë janë gjykuar rreth 20 çështje për mosparaqitje të ushtarakëve në detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.