☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,616 ▲ +1.96% ETH $1,751 ▲ +3.08% XRP $1.1376 ▲ +4.95% SOL $82.5500 ▲ +2.28%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Dhuna mes të rinjve në Maqedoni gjithnjë e në rritje, psikologët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga prindërit

Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë se ndryshimet e papritura në sjelljen e një fëmije mund të tregojnë se ai po përjeton dhunë ose probleme në familje.

Sipas tyre këto shenja nuk duhet të anashkalohen dhe se bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës është kyç në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Psikologu Safet Ballazhi vlerëson se një nga sfidat më të mëdha mbetet mungesa e përgjegjësisë së disa prindërve, të cilët, sipas tij, shpesh mbrojnë fëmijët edhe kur ata shfaqin sjellje të dhunshme, në vend që të bashkëpunojnë me shkollën për zgjidhjen e problemit.

“Edhe nëpër vet shkollat kur kemi bisedime me arsimtarët vlerësojnë se nuk ka asnjë lloj ndëshkimi. Ndonjëherë kur arsimtarët i referohen ndonjë nxënësi se është problematikë dhe kur kanë biseda me prindërit, prindërit jo vetëm që nuk e ndëshkojnë fëminë po madje do i japin krahë dhe do i sulmojnë arsimtarët se kush janë ato të bëjnë atë dhe atë. Ne jetojmë në kohën e sindromit ”A e di ti kush jam unë”. E tani nëse një fëmijë prej anash e sheh këtë se prindërit e tyre ose të tjerë të rritur funksionojnë në atë mënyrë, ato vetëm e marrin përsipër dhe ata funksionojnë në atë mënyrë, unë jam i fortë, unë mund të bëj çfarë të dua, unë kam baba këtë ose atë. Normalisht atëherë nuk thirremi në vlera të mirëfillta por thiremi në ligjin e më të fortit”, tha Safet Ballazhi, psikolog.

Ndërkohë nga Oda e Psikologëve thotë se mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë duhet t’i identifikojnë me kohë ndryshimet tek nxënësit, pasi ato mund të jenë tregues se fëmija ka nevojë për mbështetje.

“Një fëmijë me sukses të mirë deri para disa muajsh, vitin e kaluar, ose kur ka përfunduar gjysmëvjetorin e parë përnjëherë ka filluar të ketë ulje të suksesit, vjen i përgjumur, me veshmbathje jo të duhur dhe i lodhur, janë shenjat kryesore që tregojnë se diçka po ndodhë me të”, theksoi Emilija Boshkovska nga Oda e Psikologëve.

Ministrjae Arsimit, Vesna Janevska ka përsëritur se pa angazhimin e familjes nuk mund të ketë luftë efektive kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve, duke shtuar se shumë raste lidhen me neglizhimin e fëmijëve dhe mungesën e edukimit në familje. Sipas Janevskës, institucionet do të vazhdojnë me takime dhe aktivitete sensibilizuese me prindërit dhe shkollat, ndërsa paralelisht do të zbatohen edhe masa më të rrepta për përballimin e kësaj dukurie. Ndërkohë, në procedurë parlamentare mbeten ndryshimet ligjore që parashikojnë gjoba financiare për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve për të cilët do të konstatohet se kanë ushtruar dhunë mes bashkëmoshatarëve në shkollë./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.