Kronika

Dhuna në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

Dhuna në familje vazhdon të jetë problematike për shoqërinë shqiptare. Vetëm në kryeqytet në 24 orë janë arrestuar katër persona për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.

Njoftimet janë dhënë në numrin e emergjencave të policisë, 112, ku janë raportuar konfliktet në familje. Adrian B., 41 vjeç është vënë në pranga pasi ka thyer urdhërin e gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, I. B.

Edhe Alket K. 43 vjeç nga Tirana i proceduar dhe më parë për dhunë në familje, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga gjykata , duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe Ervis Sh., 28 vjeç.

Nërsa një 19-vjeçar, Elduin T., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button