⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,755 ▲0.55%
DOW 52,681 ▲0.35%
NASDAQ 26,727 ▲1.14%
NAFTA 97.21 ▼0.62%
ARI 4,147 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,660 ▲ +2.54% ETH $2,516 ▲ +3% XRP $1.3851 ▲ +4.7% SOL $108.5300 ▲ +2.2%
S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 % S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Gurët, bombat Molotov dhe sirenat e policisë nuk lënë pas vetëm të lënduar dhe godina të djegura.

Dhuna në shesh, dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ndikon negativisht në psikologjinë e të miturve.

“Jemi në kushtet e dhunës ekstreme. Kemi arritur në një nivel ku kemi kaluar nga dhuna verbale drejt dhunës reale fizike”, tha Eris Dhamo-sociologe.

Mes atyre që i shohin dhe i përjetojnë këto ngjarje janë edhe të miturit, të nxitur nga postime të shumta në rrjete sociale për të marrë pjesë në tubim me maskën në kokë dhe molotovin në dorë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas sociologes Eris Dhamo, pas kësaj dhunë të miturit do të shoqërohen me ndjenjën e ankthimit dhe stresit tek fëmijët.

“Një fëmije sot, përveç stresit dhe vështirësive në përqendrim, i shkaktojmë edhe ankth. Sot, një fëmijë e ka shumë të vështirë të përqendrohet në shkollë. E ka shumë të vështirë të ndërtojë një marrëdhënie besimi me bashkëmoshatarët, por edhe me autoritetin. Ne mund t’i themi një fëmije se dhuna është e dënueshme, ndërkohë që vetë nuk ia kemi treguar këtë me shembull dhe nuk e kemi dënuar atë”, thotë ajo për Top Channel.

Për sociologen, shqetësimi nuk lidhet vetëm me aktet e dhunshme, por edhe me modelin që të rriturit po u përcjellin brezave të rinj.

“Mësimi i parë dhe i gabuar që u japim të miturve është se e paraqesim dhunën si formë zgjidhjeje dhe dialogu.”

Në një kohë ku guri ka zëvëndësuar fjalën, sociologia apelon për përgjegjësi nga të gjithë. Sepse dhuna nuk përfundon kur shuhen flakët apo largohen protestuesit. Pasojat e saj mund të vazhdojnë të jetojnë në kujtesën dhe sjelljen e fëmijëve.

“Nuk është e rëndësishme vetëm të themi: ‘Ndaloni dhunën!’. E rëndësishme është të veprojmë dhe të japim shembullin e duhur. Fëmijët i mësojnë veprimet dhe qëndrimet nga të rriturit.”

Në ditën e 9 të protestës numri i të lënduarve është më shumë se 300 qytetarë dhe oficer policie, ku nuk mungojnë dhe rastet që të plagosurit i janë nënshtruar dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.