Kronika
Dhunë ndaj vëllait për çështje prone, pranga 33-vjeçarit në Pogradec
Forcat e policisë në Pogradec kanë arrestuar në orët e fundit një 33-vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të vëllait.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Mentor Biba, i cili kishte goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij.
Sipas burimeve, konflikti mes dy vëllezërve, banues në fshatin Buzaishte, ka lindur për çështje pronësie.
I plagosuri, 46-vjeçari me inicialet L.B, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Ndërkohë, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e të arrestuarit nën akuzën “dhunë në familje”.