🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel, i gjendet armë zjarri në banesë

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Burrel, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, dy krehra dhe 55 fishekë.

Ngjarja është regjistruar pas një konflikti familjar në një banesë në qytetin e Burrelit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në Burrel. Sipas Policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik; 2 krehra dhe 55 fishekë.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.