🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼0.21%
ARI 3,957 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,792 ▼ -1.47% ETH $2,252 ▼ -0.54% XRP $1.2501 ▲ +0.2% SOL $91.9600 ▼ -2.07%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,957 ▼0.33 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,957 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz: Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë një grua

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua.

“Do t’i propozoj partisë një kandidate të përbashkët, një grua”, tha sot kancelari Merz gjatë një konference me drejtuesit e partisë së tij.

“Jam i vendosur në bindjen time se duhet të jetë një grua”, shtoi ai.

Në 77 vitet e historisë së Republikës Federale të Gjermanisë, vendi ka pasur 12 presidentë dhe të gjithë kanë qenë burra.

Presidenti gjerman zgjidhet nga një Asamble Federale, e përbërë nga deputetët e Bundestagut dhe përfaqësues të 16 landeve gjermane.

Kjo asamble do të mblidhet më 30 janar për të vendosur pasuesin e presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier, mandati i dytë pesëvjeçar i të cilit përfundon në marsin e ardhshëm.

Bashkimi Kristian-Social (CSU), partia simotër bavareze e CDU-së së Merzit, kërkon të propozojë për këtë post kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner.

Kandidatura e saj ka siguruar tashmë mbështetjen e përfaqësuesve të të gjelbërve dhe të social-demokratëve.

Megjithatë, Merz këmbëngul se CDU-ja, si partia më e madhe në Asamblenë Federale, ka të drejtën të propozojë kandidaten.

Mes emrave të tjerë që po përmenden nga kampi konservator janë kryetarja e Bundestagut, Julia Klöckner, ministrja e Arsimit Karin Prien, ish-kryetarja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidenti gjerman përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare, shpall zyrtarisht shpërndarjen e Bundestagut, dekoron personalitete, nënshkruan traktatet dhe ligjet, si dhe ka kompetencën për të akorduar falje./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.