“Digje, digje…!”- Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi m
Protestuesit kanë përshkallëzuar sulmet e tyre ndaj Policisë dhe pronës publike.

Ata kanë vendosur te Rruga e Durrësit dhe pasi dogjën një biznes dhe Ministrinë e Arsimit, grumbulluan në rrugë edhe stolat dekorativë (plastike) të vendosur nga Bashkia pranë Sheshit Skënderbej.


Pasi i grumbulluan dhe i sistemuan e mbushën me degë pemësh, u vendosën flakën, duke i djegur me ovacionet “Digje, digje!”.


Tymi i zi dhe flakët mbuluan zonën, ndërsa tensionet e larta vijojnë.

Protestuesit me maska kanë shkatërruar dhe u kanë vënë flakën semaforëve që ndodhen në rrugën që të dërgon drejt sheshit ‘Skënderbej.’
Ata kanë krijuar edhe një lloj bllokade me stolat plastikë, mes të cilëve shihen semaforët në flakë.

Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.