☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.12%
DOW 51,521 ▼0.29%
NASDAQ 26,754 ▼1.66%
NAFTA 95.32 ▲1.25%
ARI 4,099 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,645 ▼ -2.29% ETH $2,429 ▼ -3.69% XRP $1.3263 ▼ -3.66% SOL $104.0600 ▼ -3.59%
S&P 500 7,718 ▼1.12 % DOW 51,521 ▼0.29 % NASDAQ 26,754 ▼1.66 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,099 ▼1.87 % S&P 500 7,718 ▼1.12 % DOW 51,521 ▼0.29 % NASDAQ 26,754 ▼1.66 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,099 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

Avokati i ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit, Besnik Berisha, vendosjen e masës së paraburgimit prej 30 ditësh e ka cilësuar si të papërshtatshme ligjërisht e të panevojshme.

Berisha tha se kjo masë është në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata e ka zbatuar deri më sot, teksa paralajmëroi se do të ankohen në Gjykatën e Apelit, raporton KosovaPress.

“Gjykata sapo përfundoi seancën dëgjimore ndaj Gani Gecit. Është vendosur për masën e paraburgimit. Gjykata e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditë. E cilësojmë si vendim absolutisht në papërshtatshmëri ligjore, absolutisht i panevojshëm dhe në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata ka zbatuar deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emri të përveçëm e jo për shkak të kushteve ligjore, por gjithsesi besojmë fuqishëm se do të korrigjohet në seancën e parë që do të jetë në Gjykatën e Apelit që do të jetë një ankesë që do të ushtrohet brenda afatit ligjor. Nuk ka asnjë dilemë që Geci e respekton fjalën e lirë, bashkë me të edhe unë dhe secili qytetar i Kosovës. Ka një keqkuptim në mes asaj që është kërkuar dhe asaj që është denoncuar”, tha Berisha.

Tutje, ai u shpreh se Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja dhe të mos pretendohet që ai apo familja e tij kanë ndonjë lidhje me Serbinë. Berisha e përmendi se prokurori e kishte shkruar kërkesën e Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj duke i thënë “pashë një Zot largoje [postimin] sepse kështu kemi me u vra”.

“Pra, Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja me Serbinë e të mos pretendohet që këta kanë lidhje ose në çfarëdo forme asocojnë me Serbinë. Përndryshe nuk ka asnjë pretendim. Kanë qenë lutje për ta hequr “pashë një Zot” e kishte shkruar prokurori “pashë një Zot largoje sepse kështu kemi me u vra”. Mos të harrojmë se më 19 tetor të vitit 2001 Geci ka qenë viktimë e një sulmi tinzar ku janë vrarë miqtë e tij më të ngushtë e në mesin e tyre edhe një gazetar. Geci e ka perceptuar se një shkrim i tillë mund të çojë në nxitje të urrejtjes që mund të shpie në cenimin e sigurisë dhe jetës së familjes dhe ka kërkuar heqjen e postimit por jo domosdo e ka bërë në mënyrën kërcënuese ose kanosëse për të cilën pretendohet”, tha Berisha

Ndërkohë, vëllai i Gani Gecit, Fadili, ka thënë se janë familje shtetformuese e jo shtetpërfituese.

Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj të dielën, për shkak të një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, anëtar i familjes Geci nga Llausha. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.