Shpërthime në Sanaa ndërsa Huthi-t dhe koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite shkëmbejnë sulme
Një shpërthim i fuqishëm dhe avionë luftarakë mbi kryeqytetin e Jemenit shënuan pasditen e sotme një tjetër raund shkëmbimi sulmesh mes Huthi-ve dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.
Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pasditen e sotme në Sanaa, ndërsa avionë luftarakë fluturonin mbi kryeqytetin e Jemenit, në një tjetër raund shkëmbimi sulmesh mes rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, siç njofton Al Jazeera
Një ditë më parë, koalicioni kishte sulmuar objektet e kompanisë shtetërore të naftës së Jemenit në Sanaa. Ende nuk është e qartë natyra e saktë e objektit të goditur sot dhe nëse shpërthimi i pasdites ka shkaktuar viktima. Raundi i fundit vjen pas një jave sulmesh të Huthi-ve ndaj aeroportit ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite, të cilave Riadi iu përgjigj me goditje ajrore ndaj infrastrukturës së karburantit në zonat e kontrolluara nga rebelët. Përshkallëzimi mes Huthi-ve, të mbështetur nga Irani, dhe koalicionit saudit rrezikon ta tërheqë edhe më thellë rajonin në luftën që nisi me sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për qetësim ende nuk kanë dhënë rezultat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.