☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.1% ETH $2,231 ▼ -0.21% XRP $1.1547 ▼ -0.65% SOL $89.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Dinamo humbet penalltinë dhe ndëshkohet dy herë, Skënderbeu fiton 2-0 në transfertë

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë peshë në transfertë, duke mposhtur Dinamo Cityn me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë dhe ku penalltia e humbur nga vendasit rezultoi vendimtare, raporton Top Channel.

Pjesa e parë u zhvillua e ekuilibruar, me të dyja skuadrat të kujdesshme dhe pa shumë raste të rrezikshme. Mundësia më e mirë për të zhbllokuar rezultatin i takoi Dinamos, por goditja e Qefalisë në minutën e 37-të përfundoi jashtë kuadratit.

Pas pushimit, ndeshja mori një tjetër rrjedhë. Në minutën e 63-të, Dinamo fitoi një 11-metërsh dhe pati shansin ideal për të kaluar në avantazh, por Bruno Dita gaboi nga pika e bardhë dhe nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë.

Skënderbeu nuk e fali këtë shpërdorim. Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 70-të, korçarët fituan vetë një penallti dhe Saleh Nasr u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i kaluar miqtë në avantazh.

Dinamo u përpoq të rikthehej në lojë, por në minutën e 86-të mori edhe goditjen përfundimtare. Bismark Charles shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren 2-0 të Skënderbeut në kryeqytet.

Një sukses me vlerë të madhe për korçarët, që marrin tri pikë të rëndësishme dhe synojnë të ngjiten në renditje, ndërsa Dinamo humbet terren në garën për kreun, pas një ndeshjeje ku shpërdorimi i penalltisë rezultoi vendimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.