☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.1% ETH $2,231 ▼ -0.21% XRP $1.1547 ▼ -0.65% SOL $89.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Ilir Daja ndaj historisë, por shifra me “spec” para Dinamo-Skënderbeu

Ilir Daja rikthehet në Korçë si trajner i Dinamos, i pezulluar nga stoli, me një bilanc prej 8 fitoresh, 5 barazimesh dhe 9 humbjesh në 22 ndeshje kundër Skënderbeut.

Skënderbeu dhe Dinamo do të përballen të dielën në Korçë, në një sfidë ku të dyja skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm, por vijnë me nevoja të ndryshme, raporton Panorama Sport. Për blutë kryeqytetas kjo është një ndeshje ku synohet rikthimi te fitorja, pas rezultateve që nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive, ndërsa korçarët kërkojnë të marrin tri pikët për të konsoliduar pozitat e tyre dhe për të vijuar me qetësi rrugëtimin, veçanërisht në fushën e tyre.

Përballja sjell edhe një histori interesante në aspektin e pankinës. Ilir Daja, një emër që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Skënderbeut, këtë herë nuk do të jetë në stol përballë ish-skuadrës së tij. Megjithatë, statistikat e trajnerit të Dinamos në përballjet ndaj korçarëve janë pozitive, duke e bërë edhe më interesante sfidën.

Daja ka një histori të veçantë me Skënderbeun, klub me të cilin shkroi një nga kapitujt e rëndësishëm të karrierës së tij si trajner. Sezoni 2017/18 mbetet një periudhë e paharrueshme për skuadrën korçare, me Dajën në drejtimin teknik. Nën drejtimin e tij, Skënderbeu fitoi titullin kampion të sezonit 2017/18, ndërsa triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë. Një sezon i jashtëzakonshëm, që u shoqërua edhe me pjesëmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Europa League, duke e vendosur edhe një herë emrin e Skënderbeut në vëmendjen e futbollit europian. Tashmë, ai rikthehet në Korçë në një rol tjetër, si trajner i Dinamos, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv ndaj një skuadre me të cilën ka përjetuar momente të rëndësishme të karrierës së tij.

Pavarësisht lidhjes së fortë me Skënderbeun, Daja ka ndërtuar edhe një bilanc të rëndësishëm në përballjet si kundërshtar i skuadrës korçare. Në 22 ndeshje të zhvilluara ndaj Skënderbeut, skuadrat e drejtuara prej tij kanë regjistruar 8 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje. Në këto takime, bilanci i golave është 27 të shënuar dhe 26 të pësuar, ndërsa Daja ka grumbulluar 29 pikë, me një mesatare prej 1.32 pikësh për ndeshje. Shifrat tregojnë se përballjet me Skënderbeun nuk kanë qenë të lehta për trajnerin e Dinamos, por ai ka ditur të marrë edhe rezultate pozitive përballë ish-klubit të tij.

Këtë herë, vlen të theksohet fakti se Ilir Daja do të duhet ta ndjekë 90 minutëshin nga tribuna, duke qenë se është i pezulluar, megjithatë kjo nuk e ndalon që të përgatisë skuadrën deri në detaje për sfidën e radhës.

Një tjetër element interesant i kësaj përballjeje është edhe historia e përballjeve mes Ilir Dajës dhe Julian Ahmatajt, trajnerit aktual të Skënderbeut. Sipas statistikave të disponueshme, Daja ka regjistruar 7 fitore, 5 barazime dhe asnjë humbje në përballjet ndaj Ahmatajt, me një mesatare prej 2.43 pikësh për ndeshje. Kështu, përballja e së dielës në Korçë nuk është thjesht një duel mes dy skuadrave me objektiva të rëndësishëm, por edhe një sfidë që mbart histori të veçanta mes dy trajnerëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.