Partizani humbet Doumbian, ndërhyrja në fund i kushton shtrenjtë
Arafat Doumbia plotësoi numrin e katër kartonave të verdhë në fundin e ndeshjes me Laçin dhe do të mungojë në sfidën e radhës me Vllazninë.
Partizani do të jetë pa Arafat Doumbian në ndeshjen e radhës me Vllazninë. Lojtari, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Mislav Karoglan, ka plotësuar numrin e katër kartonave të verdhë pas 11 javësh kampionat, raporton Panorama Sport.
Kartoni i fundit erdhi në fundin e ndeshjes me Laçin, kur Doumbia u mundua të ndalonte një aksion të rrezikshëm të vendasve. Ndërhyrja e vonë i kushtoi shtrenjtë, pasi pezullimi e lë Partizanin pa një lojtar të rëndësishëm për sfidën e ardhshme.
Karoglan e përmendi mungesën pas fitores në Laç, duke theksuar se shpreson që lojtarë të tjerë të kthehen nga dëmtimet. “Kemi humbur edhe Doumbian që është shumë i rëndësishëm për ne. E sigurt që do kemi më shumë disiplinë taktike. Me procesin do bëjmë diçka më të mirë, të përmirësohemi në disa aspekte të tjera”, u shpreh trajneri i të kuqve pas ndeshjes.
Pavarësisht mungesës, Partizani vjen në këtë sfidë pas dy javësh pa pësuar gol. Të kuqtë kanë gjetur qetësinë pas një faze të parë që u bë makth për ta, ndërsa trajneri beson se skuadra do të vazhdojë të përmirësohet.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.