🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.36 ▲0.37%
ARI 4,042 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,772 ▼ -2.02% ETH $2,050 ▼ -3.88% XRP $1.0550 ▼ -4.1% SOL $83.3300 ▼ -3.8%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Dinamo nuk njeh pushim, Ilir Daja nis punën! Stafi kërkon reagim nga rezultatet e fundit

Dinamo rikthehet në stërvitje pas vetëm një dite pushim, ndërsa trajneri Ilir Daja kërkon reagim të menjëhershëm dhe ka planifikuar një miqësore gjatë ndërprerjes së kampionatit.

Dinamo nuk ka ndërmend të humbasë kohë pas rezultateve të fundit në kampionat. Dy barazimet dhe humbja e fundit kanë bërë që trajneri Ilir Daja të kërkojë një reagim të menjëhershëm nga skuadra, duke vendosur që përgatitjet të rifillojnë pa vonesa.

Pushimi për futbollistët zgjati vetëm një ditë, atë pas ndeshjes së fundit, ndërsa sot ekipi do të rikthehet në fushë për të nisur punën në prag të sfidave të ardhshme. Rezultatet e javëve të fundit nuk kanë qenë ato që priteshin në kampin blu, ndaj stafi teknik kërkon të shfrytëzojë çdo ditë në dispozicion për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Daja synon të ndërhyjë që në seancat e para stërvitore, duke kërkuar më shumë përqendrim, intensitet dhe efikasitet në lojën e ekipit. Mesazhi është i qartë, ku reagimi duhet të nisë menjëherë dhe puna në stërvitje konsiderohet hapi i parë për të dalë nga momenti jo pozitiv.

MUNGESAT– Në ditët në vijim, trajneri Ilir Daja nuk do të ketë të gjithë grupin në dispozicion. Tre futbollistë të Dinamos, Klevi Qefalija, Ysni Ismaili dhe Naser Aliji, janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, ndërsa Hekuran Berisha është pjesë e Kosovës U21. Kështu, këta lojtarë do të mungojnë në seancat stërvitore të skuadrës gjatë kësaj periudhe, për shkak të angazhimeve me përfaqësueset respektive.

Një tjetër çështje për stafin teknik mbetet gjendja e futbollistëve të dëmtuar, të cilët po vijojnë programet e rikuperimit me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion. Pavarësisht mungesave, Daja do të kërkojë që pjesa tjetër e grupit të vijojë punën me ritëm të plotë. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve që kanë pasur probleme fizike dhe për të përcaktuar momentin kur ata mund të rikthehen në stërvitje të plotë me skuadrën.

MIQËSORJA– Për shkak të ndërprerjes së kampionatit dhe faktit që skuadra do të ketë rreth dy javë pa ndeshje zyrtare, në kampin dinamovit është menduar që kjo periudhë të shfrytëzohet edhe për zhvillimin e një takimi miqësor. Plani është që Dinamo të zbresë në fushë ditën e shtunë, në një ndeshje që do t’i shërbejë stafit teknik për të mbajtur skuadrën në ritmin e konkurrimit dhe për të provuar elementë të ndryshëm të lojës.

Miqësorja do të jetë gjithashtu një mundësi për futbollistët që kanë pasur më pak hapësira të fitojnë minuta, si dhe për ata që po rikthehen nga dëmtimet të afrohen gradualisht me ritmin e ekipit. Megjithatë, deri në këto momente nuk është zyrtarizuar kundërshtari me të cilin Dinamo do të përballet të shtunën.

Pritet që në ditët në vijim të përcaktohet rivali dhe detajet e këtij testi. Në këtë mënyrë, ndërprerja e kampionatit nuk do të shërbejë si periudhë pushimi për Dinamon. Përkundrazi, në kampin blu synojnë ta shfrytëzojnë për të korrigjuar gabimet e ndeshjeve të fundit dhe për të përgatitur një rikthim më të fortë në kampionat. Për Ilir Dajën, objektivi është që skuadra të japë sinjale reagimi që në këtë periudhë pune.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.