🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.36 ▲0.37%
ARI 4,044 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,775 ▼ -2.1% ETH $2,051 ▼ -3.9% XRP $1.0569 ▼ -3.67% SOL $83.3300 ▼ -3.84%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,044 ▲0.34 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,044 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Fitorja jep frymëmarrje, pushimi në momentin e duhur për Vllazninë

Fitorja 1-0 e Vllaznisë ndaj Elbasanit i dha shkodranëve frymëmarrje, ndërsa pushimi i kampionatit vjen në momentin e duhur për të riorganizuar skuadrën.

Pushimi i kampionatit duket se vjen në një moment të përshtatshëm për Vllazninë. Kuqeblutë do të kenë disa ditë në dispozicion për të marrë frymë pas një periudhe me rezultate të luhatshme, ndërsa ndalesa e kampionatit i jep stafit teknik mundësinë për të punuar më qetë me skuadrën.

Fitorja 1-0 ndaj Elbasanit në “Loro Boriçi” ishte një rezultat i rëndësishëm për shkodranët, të cilët arritën të largohen nga fundi i renditjes.

Goli i Uldedajt i dha Vllaznisë tri pikë me peshë, në një takim ku më shumë se mënyra e lojës, rëndësi kishte rikthimi te fitorja dhe marrja e një rezultati pozitiv.

Megjithatë, pavarësisht këtij triumfi, kuqeblutë ende nuk kanë gjetur stabilitetin e kërkuar. Javët e para të kampionatit kanë treguar luhatje në paraqitje dhe rezultate, ndërsa gabimet e përsëritura kanë bërë që skuadra të mos pozicionohet aty ku pritet prej saj. Pikërisht për këtë arsye, ditët e pushimit mund të shërbejnë për një kolaudim të plotë të skuadrës.

Trajneri Laszlo do të ketë mundësi të punojë me grupin, të korrigjojë problemet e evidentuara në ndeshjet e fundit dhe të përcaktojë më qartë alternativat që do të ketë në dispozicion për vazhdimin e sezonit.

Synimi është që pas rikthimit të kampionatit të mos përsëriten të njëjtat gabime. Vllaznia ka nevojë për më shumë vazhdimësi, qoftë në aspektin e rezultateve, qoftë në paraqitjet brenda fushës, në mënyrë që të nisë një ngjitje graduale në renditje dhe të rikuperojë terrenin e humbur në javët e para.

Objektivat e Vllaznisë mbeten ambicioze dhe një seri e mirë rezultatesh mund ta ndryshojë ndjeshëm situatën.

Pushimi i kampionatit vjen si një mundësi për të riorganizuar skuadrën dhe për të përgatitur një Vllazni më të qëndrueshme, që në rikthimin në garë të synojë hapa konkretë drejt pjesës më të lartë të tabelës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.