🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.36 ▲0.37%
ARI 4,042 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,772 ▼ -2.02% ETH $2,050 ▼ -3.88% XRP $1.0550 ▼ -4.1% SOL $83.3300 ▼ -3.8%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Vora kërkon të lërë pas turpërimin në Rrogozhinë, kërkon revansh me Tiranën

Pas humbjes 1-5 nga Egnatia në Rrogozhinë, Vora kërkon ta lërë pas turpërimin dhe të marrë revansh ndaj Tiranës pas pushimit të kampionatit.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në Rrogozhinë, kundër kampionëve të Shqipërisë, Vora ka pësuar humbjen më të thellë. Një humbje të tillë e ka të përsëritur gjatë këtij sezoni edhe në fazën e parë, pikërisht pas humbjes 1-3 po me Egnatian, qëlloi në ndeshjen pasuese kundër Tiranës, të cilën e humbi 0-4. këto dy humbje përbëjnë më të thellat për këtë skuadër.

Ka qenë e pabesueshme humbja 1-5 me Egnatian, kur Vora vinte pas dy rezultateve pozitive fitore me Vllazninë 2-1 dhe barazimin me Dinamon 2-2.

Pas ndeshjes të gjithë e kanë lënë pas këtë katastrofë, me një shije të hidhur të dalë nga stadiumi “Arena Egnatia” dhe lojtarët janë lënë pushim për dy ditë, si shkak i ndërprerjes së kampionatit, ndoshta dhe për një frymëmarrje për vijimin ku pas pak ditësh e pret skuadra e Tiranës, ndeshje që do të luhet në stadiumin e Vorës, e kjo mund të shërbejë dhe si një mundësi revanshi.

Tashmë skuadra është lënë pushim edhe sot dhe nga nesër ato do të nisin përgatitjet për takimin e radhës kundër Tiranës.

Kjo fazë pauze, mund ti shërbejë si një fazë rikuperuese skuadrës për disa lojtarë që kanë pasur probleme dëmtimi, por edhe tju shërbejë si freskim për të harruar këto oshilacione që po kalon ekipi Vorës sidomos pas javës së tretë, që të mos përsëritet ajo seri humbjesh si në fazën e parë, kur bënte tri radhazi, 1-3 me Egnatian, 0-4 me Tiranën dhe 0-2 me Teutën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.