Rajoni

Diplomati serb zbulon fshehtësi të Millosheviqit që askush nuk i dinte

Diplomati dhe autori i librit “Fluturimi i fundit nga Dejtoni”, Nebojsha Vujoviq thotë se ish-presidenti Slobodan Millosheviq kishte një taktikë të mirë, por ishte i dobët për nga strategjia.

Vujoviq ka folur për mediat serbe për librin që “do të shembë mitin e Dejtonit 2″.Ai ishte kreu i misionit të RFJ në Uashington dhe në librin “Fluturimi i fundit nga Dejtoni” kujton ngjarjet dhe figurat kryesore të negociatave të vitit 1995. Vujoviq flet për mënyrën sesi u hartuan hartat në Dejton dhe thekson se Millosheviqi këmbënguli që Sarajeva të mos bëhej etnitet i veçantë. Ai gjithashtu shpjegon se si Millosheviq ishte i autorizuar të negociojë në emër të të gjithë serbëve. Vujoviq madje thotë se Millosheviqit i kishte frikën i gjithë delegacioni serb dhe se askush nuk guxonte t’i trokiste në derë.

“Unë bëra gjithçka për ta ndihmuar, por e dija se nuk mund të isha në lëkurën e tij. Ai ishte një taktikues i madh, por një strateg shumë i varfër. Historia do ta gjykojë atë, “thekson Vujoviq. Ai tregon një rast kur gazetat shkruanin se Kosova duhej të përfshihej në marrëveshjen e Dejtonit, Millosheviq u skuq nga zemërimi, transmeton KosovaPress. “Millosheviq i lexoi, u skuq nga hidhërimi dhe pastaj më goditi me gazetë. Unë i mblodha nga dyshemeja, kam edhe dëshmitarë. Ai tha se në publik nuk do të mbijetonte një veprim të tillë”, vuri në dukje Vujoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button