☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

1. Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit i dhanë mandat LVV-së për të provuar formimin e Qeverisë së radhës, në pajtim me Kushtetutën dhe me vullnetin e shprehur të qytetarëve. Në rast se partnerët e zgjedhur për koalicion janë partitë e disa prej komuniteteve joshumicë, sikundër pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, do të ishte e pritshme që të ketë dakordim të shpejtë për përbërjen e Qeverisë dhe programin qeverisës.

2. Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit u dhanë njëkohësisht të gjithë deputetëve mandatin dhe përgjegjësinë kushtetuese për pjesëmarrje në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo përgjegjësi lidhet me natyrën kushtetuese të funksionit presidencial. Presidenti nuk është bartës i pushtetit ekzekutiv qeveritar; kompetencat e tij/saj janë të veçanta nga ato të Qeverisë. Prandaj është e papërputhshme që zgjedhja e Presidentit të trajtohet si vazhdim i negociatave për programin apo ndarjen e përgjegjësive në Qeverinë e ardhshme.
3. Disa subjekte politike që kanë qenë në opozitë po vendosin kushte për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Por këto kushte duhet të lidhen me funksionin kushtetues të Presidentit dhe jo me kompetenca që Kushtetuta ia jep Qeverisë. Presidenti nuk përcakton politikat energjetike, ndërtimin e autostradave, nivelin e tatimeve apo shpërndarjen buxhetore për komunat. Në sistemin parlamentar të Kosovës këto janë përgjegjësi të Qeverisë , e cila buron nga shumica parlamentare.

4. Asnjë subjekt politik nuk ka mandat që ta zgjedhë i vetëm Presidentin e Republikës; njëkohësisht, asnjë subjekt politik nuk duhet ta përdorë peshën e vet parlamentare për të pamundësuar funksionimin kushtetues të institucioneve. Kushtetuta parasheh që Presidenti të zgjidhet përmes një procesi që kërkon bashkëpunim politik. Ky bashkëpunim duhet të mundësojë integrimin e interesave të zgjedhësve dhe partive politike, duke respektuar njëkohësisht rolin e Presidentit si faktor i unitetit të popullit.

5. Bashkëpunimi politik për zgjedhjen e Presidentit mund të fillojë jo nga ndarja e pushtetit qeveritar, por nga përcaktimi i kritereve për figurat që mund ta përmbushin rolin kushtetues të unitetit të popullit dhe që pastaj i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes në Kuvend. Integrimi i interesave të partive politike mund të përfshijë edhe dakordim për një ushtrim më aktiv të kompetencave presidenciale në fushat ku Kushtetuta ia njeh këtë rol Presidentit, duke siguruar që zëri i opozitës të jetë i përfshirë në mënyrë të barabartë në çështjet e interesit shtetëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.