Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!
Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë reaguar gjatë diskutimeve në mbledhje ku kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS.
Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko nuk kanë bërë shpjegim vote, por kanë thënë se “thelbi është se nuk duhen masa ekstreme”.
Ata i kanë dhënë të drejtë shqetësimeve të Ramës për Spiropalin.
Po ashtu në Asamblenë e PS-së, pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin Spiropali-Ndreca, nuk pati asnjë votim.
Burime bëjnë me dije se Braçe është shprehur se “kjo parti nuk ka përjashtuar ndonjëherë një njeri, mesa njoh unë. Mendoj se forca e partisë ka qenë liria, për të thënë atë që mendojnë”.
Kundër përjashtimit të Spiropalit ka dalë edhe Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko.
Këtë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas përfundimit të mbledhjes, duke deklaruar se “Spiropali është anëtare e PS”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.