⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,716 ▼ -3.75% ETH $1,842 ▼ -4.15% XRP $0.9726 ▼ -4.16% SOL $73.9200 ▼ -6.89%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Mrekulli në Misisipi, shpëtohen 130 pasagjerë pas përplasjes së anijes turistike me cisternën

– Një operacion i madh shpëtimi u zhvillua në lumin Misisipi, në afërsi të qytetit të Nju Orleans, në Luiziana të SHBA-së, pasi një anije cisternë u përplas me një anije turistike, që transportonte rreth 130 pasagjerë, sipas “Reuters”.

Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 12:30 sipas kohës lokale, pranë portit të Nju Orleans.

Anija cisternë, e identifikuar si “Atlantic Asphalt”, goditi anijen turistike “American Heritage”, e cila ndodhej e ankoruar në port.

Përplasja ishte aq e fortë sa anija turistike filloi të mbushej me ujë, dhe më pas u përmbys, duke lënë disa pasagjerë në ujërat e lumit.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit. Të gjithë personat që ndodheshin në anije, u shpëtuan dhe u konfirmua se nuk kishte viktima.

Kryetarja e bashkisë së Nju Orleans, Helena Moreno, bëri të ditur se 32 pasagjerë u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmë mjekësore, por asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje kritike.

Ajo e cilësoi operacionin e shpëtimit si një “mrekulli në Misisipi”, duke vlerësuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës dhe të personave që ndodheshin në anije të tjera pranë vendngjarjes.

Operacioni përfshiu policinë portuale, zjarrfikësit, Policinë e Nju Orleans dhe Rojën Bregdetare amerikane. Në shpëtimin e personave të rënë në ujë, ndihmuan edhe ekuipazhet e anijeve të tjera që ndodheshin pranë vendit të përplasjes.

Disa pasagjerë u panë me jelekë shpëtimi në ujë, ndërsa të tjerë u përpoqën të largoheshin nga anija duke u kapur pas parmakëve. Dëshmitarët e përshkruan skenën si kaotike, ndërsa përmbysja e anijes ndodhi pak minuta pas përplasjes.

Sipas kryetares së bashkisë, anija cisternë kishte humbur kontrollin përpara se të godiste anijen turistike.

Kapitenia e Rojës Bregdetare amerikane, Melanie Burnham, tha se hetimet paraprake sugjeronin një problem të mundshëm me sistemin e drejtimit të anijes cisternë, por shkaku i saktë ende nuk ishte përcaktuar.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB) njoftoi se kishte nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Pas përplasjes, autoritetet ndërprenë përkohësisht lëvizjen e të gjitha anijeve në atë pjesë të lumit Misisipi, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan punën në vendngjarje.

Anija “American Heritage”, e operuar nga kompania “American Cruise Lines”, ishte ndërtuar në vitin 2015 dhe kishte kapacitet për të transportuar deri në 150 pasagjerë.

Ajo ishte në përfundim të një udhëtimi turistik tetëditor në destinacione përgjatë lumit Misisipi, në Luiziana dhe Misisipi.

Ndërsa anija cisternë “Atlantic Asphalt”, rreth 160 metra e gjatë, përdoret për transportin e sasive të mëdha të asfaltit dhe bitumit, materiale që shërbejnë kryesisht për ndërtimin e rrugëve dhe çative.

Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi punën e ekipeve të shpëtimit, duke përgëzuar Rojën Bregdetare dhe autoritetet e tjera për ndërhyrjen e tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.