☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.82 ▼4.13%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,785 ▼ -0.14% ETH $2,286 ▲ +1.08% XRP $1.2496 ▼ -0.11% SOL $94.0800 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Dita e 69-të e protestës para Kryeministrisë, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnec

Ka vijuar edhe sot protesta në ditën e 69-të të saj, para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën thirrjet për arrestimin e kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë socialistë.

Ata përsëritën edhe kërkesat për dorëheqje, anulim të ligjeve për zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe Paketën e Maleve, ndryshime Kushtetuese, Kod Zgjedhor të ri, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

“Rama në burg, Belinda në burg! Mos ta harrojmë Belinda Ballukun!”, tha aktivisti Edison Lika.

Një protestuese kërkoi që mos të preken Zvërneci e Rrjolli dhe i ftoi të pranishmit të këndonin refrenin për të cilin kryeministri tha se “e frymëzon.”

“Rama mos ta prekë Vlorën, Zvërnecin, Rrjollin, asnjë copë toke, por të largohet me skaf e të shkojë ku të dojë, mos të kthehet më në Shqipëri! Ai kishte qejf këngën e tij, do t’ia këndojmë këngën, Rama, jepe dorëheqjen!”, tha një nga protestueset prej podiumit.

Pjesëmarrja shënoi një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, por sërish larg numrave të shumtë të javëve të para.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.