☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.97 ▼2.68%
ARI 4,295 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,366 ▼ -0.91% ETH $1,746 ▼ -1.19% XRP $1.1775 ▼ -1.62% SOL $71.9100 ▼ -0.65%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.97 ▼2.68 % ARI 4,295 ▼1.98 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.97 ▼2.68 % ARI 4,295 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Horoskopi

Dita e mundësive të arta, suksesit dhe ndryshimeve pozitive, parashikimi i Horoskopit nga Jorgo Pulla

Dashi

Një nga shenjat më të favorizuara të periudhës. Karriera dhe puna marrin hov të madh. Nëse ke qenë pa punë ose je ndjerë i pavlerësuar profesionalisht, mund të marrësh një ofertë apo mbështetje të rëndësishme. Favorizohen shitjet e pronave, biznesi dhe marrëveshjet. Në dashuri, lidhjet me Peshoren, Shigjetarin dhe Ujorin marrin energji pozitive.

Demi

Financat dhe stabiliteti janë në qendër të vëmendjes. Një shitje ose investim që ke pritur mund të realizohet. Ka mundësi për punë të re, lëvizje jashtë vendit ose ndryshime profesionale afatgjata. Në dashuri favorizohen lidhjet me Peshkun, Akrepin dhe Luanin.

Binjakët

Ditë shumë e mirë për dokumente, kredi, banka, kontrata dhe negociata. Mund të ketë ndryshim pune ose rol drejtues. Udhëtimet dhe çështjet e komunikimit favorizohen. Një problem i vjetër mund të gjejë zgjidhje më lehtë nga sa prisje.

Gaforrja

Hëna, sunduesja jote, është në një pozicion shumë pozitiv. Çështjet financiare dhe emocionale stabilizohen. Mund të marrësh ndihmë të papritur ose të zgjidhësh një problem ekonomik. Dita favorizon pajtimet dhe rregullimin e marrëdhënieve.

Luani

Një nga fituesit kryesorë të ditës. Mund të marrësh përgjegjësi të reja, rol drejtues ose njohje për punën tënde. Njerëzit fillojnë të vlerësojnë kontributin tënd. Në dashuri favorizohen lidhjet serioze dhe njohjet që mund të çojnë në hapa të rëndësishëm.

Virgjëresha

Edhe pse mund të ndihesh e lodhur ose e pakënaqur me rezultatet e deritanishme, situata po ndryshon në favorin tënd. Problemet profesionale zgjidhen gradualisht. Në dashuri, marrëdhëniet me Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarin marrin zhvillime pozitive.

Peshorja

Shenja jote favorizohet nga ndikimet e Dashit. Mund të përballesh me ndryshime pune ose transferime, por ato duken pozitive në afat të gjatë. Kujdes me detajet në kontrata dhe dokumente. Në dashuri, lidhjet me Dashin janë veçanërisht të favorshme.

Akrepi

Ditë shumë e mirë për çështje bankare, dokumente dhe prona. Një ngërç financiar ose administrativ mund të zgjidhet. Në dashuri favorizohen lidhjet me Demin dhe Luanin. Karriera hyn në një fazë më të qëndrueshme.

Shigjetari

Një nga shenjat më me fat të ditës. Negociatat, studimet, udhëtimet, biznesi dhe dokumentet favorizohen fuqishëm. Problemet e së kaluarës mund të marrin zgjidhje. Në dashuri, lidhjet me Peshqit dhe Virgjëreshën kanë potencial të madh.

Bricjapi

Koha është ideale për bashkëpunime, zgjerim biznesi, blerje dhe shitje. Projektet që planifikon tani kanë potencial afatgjatë. Në aspektin sentimental favorizohen lidhjet me Dashin, Peshoren dhe Gaforren.

Ujori

Përfiton nga ndikimi i Luanit përballë. Mund të marrësh një rol drejtues ose të bësh një investim të rëndësishëm. Fati favorizon guximin dhe iniciativat e reja. Në dashuri, lidhjet me Binjakët dhe Akrepin duken shumë premtuese.

Peshqit

Fokusi kryesor është dashuria dhe marrëdhëniet. Nëse ke pasur debate ose largime, kjo është periudhë e mirë për pajtim. Favorizohen gjithashtu dokumentet, zgjerimi i biznesit dhe bashkimet familjare. Lidhjet me Gaforren janë veçanërisht harmonike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.