Dita e ndeshjeve, dy përballje interesante në Superligën e Kosovës
Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot, të shtunën, me dy ndeshje në program, siç njofton Telegrafi. Pas fitores 3-0 të Prishtinës ndaj Drenicës në ndeshjen e së premtes, elita e futbollit kosovar zbret sërish në fushë me dy përballje që kanë rëndësi të veçantë për objektivat e skuadrave.
Në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Vendasit kërkojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për t’iu larguar fundit të tabelës, ndërsa Vushtrria udhëton me synimin për të marrë pikë të rëndësishme në përpjekjen për të dalë nga pozita e fundit. Ndeshja nis në orën 13:00.
Në të njëjtën orë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva pret Dukagjinin. Skuadra vendase renditet në pozitën e dytë dhe synon të mos lejojë shkëputjen e Prishtinës kryesuese, ndërsa klinasit kërkojnë një rezultat pozitiv për t’iu afruar zonës së kreut.
Xhiroja e 14-të përmbyllet të dielën me dy përballje të tjera: Ballkani përballet me Gjilanin nga ora 13:00, ndërsa Drita pret Feronikelin ’74 në ndeshjen që nis në orën 15:00.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.