☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,116 ▼ -3.47% ETH $2,199 ▼ -5.02% XRP $1.3312 ▼ -2.83% SOL $82.0100 ▼ -4.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

“Dita e promovimit të Kulturës së Gorës” në Shishtavec të Kukësit

Bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare të premten më 4 maj, organizuan në Shishtavec “Ditën e promovimit të Kulturës së Gorës”.

Ambasadorja e Bullgarisë Adela Pashkova dhe Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu thanë se marrëdhëniet e shkëlqyera dy palëshe sa vijnë e forcohen, duke vlerësuar si mjaft pozitive këtë ditë me vlera të çmuara kulturore të trashëgimisë.

“Dita e sotme është ditë festive, sepse pikërisht sot shpalosen vlerat e Bullgarisë dhe krahinës së Gorës nga bashkia Kukës. Është ditë e veçantë e kulturës që i jep krahë miqësisë, dashurisë dhe respektit reciprok mes dy vendeve”, tha Bashkim Shehu,Kryetar i Bashkisë Kukës.

“Këto tre ditë bullgare dhe shqiptare t’i ruajmë e promovojmë së bashku në trashëgiminë kulturore të Europës”, u shpreh Adela Pashkova, Ambasadore e Bullgarisë në Tiranë.

Në këtë aktivitet, merrnin pjesë edhe grupe artistike të zonës së Gorës dhe të ansambleve të dy shkollave të mesme të qytetit Bullgar, Blagoevgrad. Para aktivitetit ne Shishtavec, Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu dhe Ambasadorja Adela Pashkova, zhvilluan një takim zyrtar ku diskutuam rreth problematikave dhe projekteve zhvillimore për Kukësin e në veçanti për zonën e Gorës e klasifikuar si pakicë etnike bullgare. Në takim mori pjesë edhe Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, zoti Selim Hoxhaj.

1 Koment

  • Abazi 06 May 2018, 06:06

    Njohja me kultura te etnive te ndryshme, me koloritin e pasur dhe mahnites te veshjes, etnologjise, jetes shpirtetore, folkorit te pasur te goraneve eshte nje fushe interesante per etnologet, etnomuzicientet,folkoristet,historiantet etj, por me sa di une ambasadorja Pashkova nuk eshte e tille. Nese ajo ka shkuar ne Gore nga kurreshtja per tu kenaqur me tadhegimine lulturore, me gjithe ate larushi dhe diversitet te jetes shpirterore te goraneve krejt ne rregull, por pajisja e shume goraneve te Shqiperise me pasaporta bullgare le per te dyshuar per nje paternalizem te shtetit bullgar per kete komunitet, qe eshte ne kundershtim me vlerat demokratike dhe sunimet e BE, anetare e se ciles eshte Bullgaria.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.