☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.68 ▲0.9%
ARI 4,198 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,481 ▲ +0.54% ETH $2,556 ▲ +2.17% XRP $1.4034 ▲ +0.72% SOL $111.5200 ▲ +1.83%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Arte

Ditët letrare shqiptaro-spanjolle bashkojnë shkrimtarë dhe studiues në Tiranë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është mikpritësja e Ditëve Letrare dhe takimit të shkrimtarëve spanjollë dheshqiptarë, një veprimtari që synon të forcojë lidhjet letrare e kulturore mes dy vendeve, duke sjellë së bashku shkrimtarë, studiues dhe përfaqësues të botës së librit nga Shqipëria dhe Spanja.

Aktiviteti që nisi ditën e djeshme, vijon edhe sot, në ditën e Festës Kombëtare të Spanjës. Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Asociación de Escritores de Castilla-La Mancha, Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, CEDRO – Centro Español de Derechos Reprográficos dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Programi përfshin kumtesa, diskutime dhe takime mbi marrëdhëniet letrare e kulturore shqiptaro-spanjolle, rolin e përkthimit në afrimin e dy kulturave, qarkullimin e letërsisë mes gjuhëve shqipe dhe spanjolle, si dhe mundësitë për bashkëpunime të reja mes autorëve dhe institucioneve kulturore.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, Biblioteka Kombëtare ka përgatitur edhe një ekspozitë të posaçme me vepra të shkrimtarëve spanjollë të përkthyera në gjuhën shqipe. Ekspozita synon të sjellë në vëmendjen e publikut praninë dhe ndikimin e letërsisë spanjolle në kulturën shqiptare, duke dëshmuar njëkohësisht rëndësinë e përkthimit si urë lidhëse mes popujve dhe traditave letrare.

Ditët letrare shqiptaro-spanjolle përbëjnë një mundësi për të nxitur dialogun ndërkulturor, për të zgjeruar njohjen e ndërsjellë mes krijuesve dhe për të hapur perspektiva të reja bashkëpunimi në fushën e letërsisë dhe të librit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.