☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.70 ▲0.93%
ARI 4,203 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,512 ▲ +0.64% ETH $2,557 ▲ +2.25% XRP $1.4035 ▲ +0.98% SOL $111.6400 ▲ +2.05%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.70 ▲0.93 % ARI 4,203 ▼0.32 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.70 ▲0.93 % ARI 4,203 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin

Partia Demokratike duket se ka gjetur një taktikë politike të radhës, pasi nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Qëndrimi i forcës kryesore të opozitës parlamentare u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas takimit konsultativ të zhvilluar më 9 tetor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me përfaqësues të partive politike parlamentare sot (12 tetor).

Ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera sugjeruan zbatimin e këtij sistemi në disa bashki ose në të gjithë vendin, KQZ-ja po vlerëson propozimet dhe aspektet teknike përpara se të marrë një vendim për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

“Në përgjigje të ftesës së KQZ Shqipëri për partitë parlamentare për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik, në datën 9 tetor 2026, në ambientet e këtij institucioni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi takimin përkatës konsultativ me përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

Nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.

Rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit.

KQZ falënderon përfaqësuesit e partive parlamentare që morën pjesë në këtë konsultë dhe po vlerëson mendimet e tyre, si dhe të gjitha aspektet e lidhura me votimin dhe numërimin elektronik, për të vendosur më pas në lidhje me përdorimin e tyre në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”, shkruan KQZ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.