Kronika
Djali 10-vjeçar gjendet i vetëm në rrugë, policia: Të afërmit të telefonojnë në KETE numër!
Një fëmijë është gjetur nga policia teksa ndodhej i vetëm në zonën e Kodër Kamzës. Ai është i moshës 9-10 vjeç dhe para efektivëve ka thënë se quhet Orjon Murati.
Shërbimet e komisariatit numër tre kanë biseduar me fëmijën dhe e kanë shoqëruar në një qendër. Sipas policisë, djali gëzon shëndet të mirë.
Fëmija nuk jep të dhëna mbi adresën e banimit apo gjeneralitete të prindërve.
Fëmija mban veshur bluzë blu me mëngë të shkurta me tuta blu (mënga e bluzës në anësore ka mbishkrimin “Adidas”).
“I bëjmë Apel familjarëve, të afërmve që të telefonojnë në numrin e emergjencave 112 ose 069 41 10202 të sallës operative Tiranë”, thotë policia në një njoftim zyrtar