🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 91.18 ▲2.82%
ARI 4,420 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,386 ▼ -3.45% ETH $1,989 ▼ -4.63% XRP $1.2879 ▼ -3.44% SOL $80.7500 ▼ -4.06%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 91.18 ▲2.82 % ARI 4,420 ▼1.37 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 91.18 ▲2.82 % ARI 4,420 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Kosova

DnV fton subjektet politike të respektojnë standardet e garës dhe të fokusohen në debat përmbajtësor

Demokracia në Veprim (DnV) prezantoi sot planin për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, ndërsa njoftoi se aktivitetet e parafushatës në terren dhe komunikimi elektoral i subjekteve në hapësirën online kanë filluar tash e një kohë.

Në garën zgjedhore që do të zgjasë 10 ditë, DnV u bëri thirrje subjekteve politike, kandidatëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proces që të respektojnë standardet dhe rregullat në fuqi për një garë demokratike, fer dhe të orientuar në përmbajtje programore.

“Gjithsesi, periudha para nisjes së fushatës zgjedhore është karakterizuar nga vendime qeveritare me ndikim të drejtpërdrejtë në integritetin e procesit zgjedhor dhe barazinë e garës, përmes shpërndarjes së pakove financiare në vlera qindra milionëshe, të orientuara kryesisht drejt kategorive të ndjeshme të popullsisë, përfshirë mërgatën dhe kompanitë private”, tha Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim.

Nga DnV po ashtu u tha se do të vlerësojnë ecurinë, barazinë dhe kualitetin e fushatës zgjedhore në tre aspekte: Sa shpenzojnë subjektet politike për fushatë në rrjete sociale, përkatësisht platformën Meta (Facebook dhe Instagram), cila është përmbajtja e sponsorizuar dhe sa i japin hapësirë promovimit të kandidatëve në rrjetet sociale.

Po ashtu, DnV do të monitorojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, lajmet e rreme, përmbajtjet manipuluese dhe trendet kryesore të komunikimit në rrjetet sociale dhe media online gjatë gjithë periudhës së fushatës.

Do të monitorohen edhe mediat tradicionale (televizionet me shtrirje kombëtare) për të vlerësuar nëse mediat respektojnë standardet për t’u ofruar kohën dhe hapësirën e barabartë të gjitha subjeketve në garë dhe në këtë drejtim rolin që KPM do t’a ketë në trajtimin e shkeljeve nga mediat tradicionale dhe të shkruara.

“Monitoruesit do të përcjellin 11 televizione në gjuhën shqipe dhe serbe për të analizuar sa hapësirë subjektet po i japin kandidatëve të tyre për deputet dhe kandidatëve për kryeministër. Vëmendje do t’I kushtohet hapësirë së dedikuar për gratë në zgjedhje, gjuhës dhe temave që do të trajtohen nga subjektet politike”, u tha më tej.

Sa i përket Ditës së Zgjedhjeve, DnV do të angazhojë rreth 500 vëzhgues në nivel vendi, duke përfshirë të gjitha komunat.

Vëzhguesit u bë e ditur se do të vendosen në 500 vendvotimet e përzgjedhura sipas mostrës statistikore të metodologjisë PVT (Parallel Vote Tabulation).

Pas ditës së zgjedhjeve, DnV përmes vëzhguesve të saj do të monitorojë procesin e numërimit të votave për kandidatë në të gjitha 38 Qendrat Komunale të Numërimit.

Për këtë operacion do të angazhohen 100 vëzhgues të cilit do të ndjekin respektimin e procedurave të numërimit, trajtimin e materialit zgjedhor, transparencën e procesit dhe konsistencën e praktikave ndërmjet komunave të ndryshme.

“Përveç Qendrave Komunale të Numërimit, DnV do të mbulojë edhe zhvillimet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë procesimin e votave me kusht, votave nga jashtë vendit dhe procedurat eventuale të rinumërimit.

Të gjitha observimet nga procesi i vëzhgimit do të publikohen fillimisht përmes deklaratës preliminare dhe më pas raportit përfundimtar, i cili do të përfshijë gjetjet dhe rekomandimet për procesin zgjedhor në tërësi”, u tha më tej. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.