☁️
Tiranë 28°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,622 ▼0.2%
DOW 51,572 ▼0.4%
NASDAQ 26,390 ▼0.11%
NAFTA 97.55 ▲0.33%
ARI 4,391 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,448 ▲ +4.63% ETH $2,565 ▲ +3.52% XRP $1.3691 ▲ +4.58% SOL $109.1300 ▲ +7.76%
S&P 500 7,622 ▼0.2 % DOW 51,572 ▼0.4 % NASDAQ 26,390 ▼0.11 % NAFTA 97.55 ▲0.33 % ARI 4,391 ▼0.2 % S&P 500 7,622 ▼0.2 % DOW 51,572 ▼0.4 % NASDAQ 26,390 ▼0.11 % NAFTA 97.55 ▲0.33 % ARI 4,391 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, për të ndezur së shpejti “Pasqyrën e Çmimeve”, një platformë e re digjitale për transparencën e çmimeve.

Rama u bëri thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në një fazë pilot për transmetimin e të dhënave, duke propozuar që lista e produkteve të përfshijë barkodin, gramaturën dhe njësinë matëse, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme mes rrjeteve.

Kryeministri theksoi se platforma duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në, si dhe të bëjë dallimin mes çmimit normal dhe atij promocional.

Unë besoj se ju jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë nga ç’e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që s’është as Kina, as Amerika, dhe ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë. Të angazhohemi bashkërisht, konkretisht, që të rrjeti i pikave tuaja të shitjes të marrin pjesë në një fazë pilot dhe të nis transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhet me kategorinë e kësaj faze, me barkod, me gramaturë, me njësi matëse, në mënyrë që të produktet të jenë të krahasueshme mes gjithë rrjeteve. Platforma për të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë çmimin normal nga promocioni dhe periudha e vlefshmërisë. Qytetari të shikojë, të krahasojë, edhe të zgjedhë, jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i sjell rruga në errësirë, dhe mos ketë një pasqyrë konkurrence, ku më i shkathëti dhe më i shpejti të fitojë më shumë. Askush s’po ju thotë që ne të përcaktojmë çmimet se do ishte marrëzi. Askush s’po ju thotë të mos nxirrni fitime. Por ka ardhur një moment që ta shohim njëri-tjetrin në sy. Por që të ngarkoni njerëzit ne s’do t’ua lejojmë, do jetë problem i madh, do thoni çfarë i hapëm vetes, në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.