🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë.

Pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Spitalit Ushtarak.

Por rezulton se administratori Kërciku ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta.

Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë.

I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve që nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj shprehet se e kishte takuar Eglantin në datën 3 qershor.

Shakaj përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave.

Ai mashtroi policinë duke e cituar viktimën t’i kishte thënë: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”.

Menjëherë pasi u lirua, Shakaj u zhduk duke mos ia hapur telefonin policisë, ndërsa kamerat e sigurisë treguan itinerarin se si Eglanti, duke udhëtuar me një motor, vizitoi shokun e tij në datën 4 qershor. 40 minuta pasi kapërceu atë derë, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës, informon TCH.

Përmes shumë dëshmive dhe kamerave të sigurisë, grupi i hetimit përforcoi dyshimet rreth të kërkuarit.

Pamjet më të rëndësishme për hetuesit janë ato të datës 5 qershor, ora 23:30, ku Shakaj nxjerr në holl, duke e tërhequr zvarrë, një qese në formën e trupit të njeriut, që e largon më pas me automjet.

Kufoma u gjet pas ditësh të gjata të kërkimeve, ndërsa ADN-ja vërtetoi se bëhej fjalë për Eglant Kocin, ndërkohë që në burg vazhdon të mbahet 25-vjeçari Ena Zyferi, një student infermierie që punonte si kamarier dhe që dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.

Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”. Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.