🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,954 ▲ +0.02% ETH $2,246 ▲ +0.2% XRP $1.1685 ▼ -1.85% SOL $90.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e dy mijë ampulave mjekësore, shtetasi i Kosovës i fshehu në kabinën e kamionit

Një ekip mobil nga Departamenti i Operacioneve parandaloi një përpjekje për kontrabandë të dy mijë copëve flakone me tretësirën mjekësore “Gadonans”, të cilat një shtetas i Kosovës, shofer kamioni, donte t’i kontrabandonte duke i fshehur në kabinën e automjetit.

Sipas njoftimit të Doganës së RMV-së, shoferi, i punësuar në një kompani transporti nga Kosova, po transportonte profile alumini nga Turqia drejt Kosovës. Ai është ndaluar për kontroll nga ekipi mobil në pikën kufitare Deve Bair. Në pyetjen nëse kishte diçka për të deklaruar përveç mallrave të paraqitura, ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë tjetër.

Pas dyshimeve, është kryer kontroll i detajuar, ku janë gjetur gjithsej 2 mijë ampula me tretësirë “Gadovist 7.5 ml”, të fshehura në pjesë të ndryshme të kabinës së kamionit – në shtratin e sipërm, në hapësirat e brendshme të automjetit, mbi ulësen e shoferit dhe në bagazhin personal.

Nga Dogana bëjnë të ditur se preparatet janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal.

“Gadovist 7.5 ml” është preparat që përdoret në mënyrë intravenoze gjatë ekzaminimeve me rezonancë magnetike dhe kërkon leje të posaçme importi, si dhe kushte të rrepta për ruajtje dhe transport.

Drejtoria e Doganave njoftoi se gjatë këtij viti ka parandaluar 13 raste të kontrabandimit të barnave dhe preparateve mjekësore, duke sekuestruar gjithsej rreth 29 mijë copë produkte mjekësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.