Ekonomia

Doganat dhe Tatimet ‘bëhen bashkë’, Spiropali-Shehi: Luftojmë informalitetin dhe evazionin fiskal

Drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve kanë firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi të shtrirë në 3 shtylla, me qëllim për të zhdukur informalitetin dhe evazionin fiskal.

elisa-spiropaliTre shtyllat ku bazohet marrëveshja janë: Shkëmbimi i informacioneve, kontrollet e përbashkëta të dy institucioneve, dhe mbledhja e detyrimeve të prapambetura.

Në fjalën e saj drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim të parandaloj evazionin fiskal nëpërmjet zhvillimit të analizave të riskut të përbashkët. Do bëjmë kontrolle të përbashkëta, për të evidentuar operatorët që nuk kanë paguar taksat”.

Ndërsa drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehu u shpreh se, “Kemi bërë një punë njëvjeçare për të arritur në këtë marrëveshje. Kemi kontrolluar mbi 4 mijë subjekte, Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal është prioriteti kryesor që kemi për vitin 2015”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button