☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.17 ▲0.42%
ARI 4,211 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,346 ▲ +1.1% ETH $1,734 ▲ +1.1% XRP $1.1328 ▼ -0.06% SOL $72.8200 ▼ -0.3%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.17 ▲0.42 % ARI 4,211 ▲0.2 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.17 ▲0.42 % ARI 4,211 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
23 Jun 2026
Breaking
Opinion

Doktor, bëje sakrificën që Rama i trembet më shumë!

Në vend të një letre të hapur!

Nga NEVRUS NAZARKO

I nderuar z. Berisha: Nuk jam ne korin e atyre qe mendojne se protesta bëhet te ndryshojë kreun e opozites, dhe nuk kam qëne ndonjëhere. Protesta bëhet për të larguar një regjim që ka kapur shtetin, zgjedhjet, drejtësinë, dhe e trajton Shqiperinë si plaçkë që mund të shitet për pushtet.
Por pikërisht sepse beteja është kaq e madhe, duhet edhe një gjest i madh, i një burri te madh qe historia e ka thirrur dy here ne skenë. Ne vitin e largët 90-të, dhe tani!

Edi Rama ka vite që e përdor emrin tuaj si armën e tij të fundit politike. Sa herë që shqiptarët ngrihen kundër tij, ai nuk flet për varfërinë, korrupsionin, largimin masiv, blerjen e votës apo kapjen e shtetit. Ai belbezon vetëm një gjë: “Berisha”, ose ne formen “Fajin e ka Saliu” ose “Do kthehet Berisha” Prandaj, Doktor, hiqja këtë armë nga dora.
Ne ditet e kesaj proteste te madhe, kur pyetja eshte se kush do udheheqe me pas, ju tTërhiquni nga kandidimi për kryeministër. Jo nga beteja, as nga opozita. Jo nga historia, por nga pretendimi për të qenë sërish në krye të qeverisë. Propozo nje, dy apo tre emra të tjerë, cilindo që beson se mund të bashkojë demokratët, opozitarët, të paangazhuarit dhe ata shqiptarë që duan fundin e tranzicionit.
Sepse sot Shqipëria ka nevojë për një fitore më të madhe se fitorja e një partie. Ka nevojë për një mbyllje epoke.
Në fund, Doktor, historia nuk i mban mend vetëm ata që hynë në betejë. Mban mend edhe ata që ditën kur duhej të hapnin rrugë.
Rama nuk ka më ide, nuk ka më moral, nuk ka më ofertë. Ka vetëm një gogol: emrin tuaj, te lutem hiqjani edhe atë.
Dhe atëherë shqiptarët do ta shohin lakuriq: jo si “mbrojtësin nga e shkuara”, por si autorin e së tashmes së kalbur.
Në atë moment, beteja nuk do të jetë më Berisha kundër Ramës.
Do të jetë Shqipëria kundër një pushteti që ka marre dhe duhet të marrë fund njehere e pergjithmone, e keshtu bashke me te edhe tranzicioni i stergjatur e stermundimshem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.