Domethënia e vërtetë e Traktatit të Aquisgrana-s: Sfida e “Merkron” ndaj mbrojtjes, sigurisë dhe kampionëve europianë
Nëqoftëse flitet për Europën, të gjitha dritat mediatike botërore janë të drejtuar nga demonstrimet e përjavshme e pakënaqësitë sociale, që kanë përfshirë Francën, duke u shprehur nëpërmjet “jelekverdhëve”dhe duket sikur kontinenti apo deri edhe bota, nëse gjenden gjurmë të gjestit performues të veshjes së jelekëve të emergjencës nga Belgjika në Portugali, deri në në Tel Aviv të Izraelit e në Tajvan. Më 30 janar, në “The Wall Street Journal” lexohej se lëvizje të tilla duket se kanë qenë shkaku i humbjeve milionëshe në superstore nga Fnac-Darty tek Carrefour. Konfirmohet se rritja e Francës në 2018 ka zbritur në 1.5%, respektivisht 2.3% të 2017. Parashikimet për Gjermaninë, motor i shenjtë ekonomik, janë akoma më të ulëta: qeveria gjermane i “redukton parashikimet e saj në 1% për 2019 nga 1.8%”. Flitet deri për një rrezik reçisioni të Gjermanisë. Sigurisht jo të dhëna prej gjigandi ekonomik.
Pavarësisht shenjave të qarta të ngadalësimit të rritjes, BQE-ja e Draghi i ka dhënë fund Quantitative Easing në dhjetorin e 2018, domethënë blerjes së titujve shtetërorë nga ana e saj. Megjithatë, Draghi lë të kuptohet në Parlamentin Europian se “është i gatshëm që të përdorë të gjitha instrumentat e politikës ekonomike për të mbështetur rritjen në rast se ngadalësimi do të rezultonte më i fortë, përfshi Quantitative Easing”.
Natyrisht, një kuadër i tillë duhet futur në kontekstin global, duke mbajtur parasysh 4 faktorë, që Giulio Sapelli i ilustron tek “Il Sussidiario”, por që gjejnë pak hapësirë në debatin mediatik dhe mbesin të mbyllur në takimet sekrete midis think-tank-eve:
- Kina nuk rritet më: “Sepse po dështon projekti i orientimit të makinës prodhuese nga prodhimi i të mallrave strukturore në mallra konsumi”, duke implikuar humbjen e përditshme të milionave nga ana e oligarkëve shumë të pasur të qyteteve bregdetare kineze, përveç copëzimit të diktaturës së partisë dhe të makinës shumë të fuqishme ushtarake.
- Efektet e drejtpërdrejta e krizës kineze ndjehen në mënyrë shumë të rëndë nga BRICS, sidomos në Amerikën Jugore, të penguara veç të tjerash nga ndërhyrjet amerikane (shih Venezuelën) kundër “politikave ekonomike joortodokse”, që prodhojnë “efekte shkatërrimtare për punësimin e varfërinë dhe, për pasojë, tregjet e brendshme”.
- Eksportimi në botë i deflacionit europian, që buron nga “arteficat teknokratike” e ordo – liberalizmit, që shprehet edhe në kohëra shumë të afërta nga “vendimi skandaloz për të ndaluar nëpërmjet rregullimit shkrirjen e Alstom – Siemens me efekte ekonomike katastrofike”.
- Rënia e lirë e tregtisë globale që është në rënie “shumë vitë përpara proteksionistit selektiv Trump, siç e demonstron fakti që në 30 vitet e flobalizimit nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje tregtare multilaterale, por vetëm marrëveshje bilaterale”.
“Traktati” i Aquisgrana: skicofrenia midis simbologjisë politike dhe politikave ekonomike
Më pak i rënë në sy ka qenë “Traktati” i Aquisgrana, i nënshkruar më 22 janar 2019, që është në mënyrë të padiskutueshme një protagonist i aktualitetit politik, anipse në hije, ndoshta qëllimisht, nga fakte të tjera kronike. Tek “Il Sussidiario”, Augusto Lodolini nënvizon sesa komentatorët i janë referuar Sharlëmanjit për t’i dhënë një thellësi historike kësaj ngjarjeje. Megjithatë, duhet kujtuar se në fakte thuajse asgjë perandorake e tij gjendet në takimin midis Macron dhe Merkel. Por tensioni produktiv midis pushtetit tokësor, mbret dhe perandor, dhe shpirtëror, papët, që prodhonte arkitekturat perandorake nga Mesjeta në dekadencën e ‘700, me arketipin e Traktatit të Aquisgrana e 1748 që i jep fund luftërave të suksesionit austrian, siç kujton Giulio Sapelli, nuk kanë asnjë jehonë në Europën e “Merkron”, siç quante muaj më parë “The Economist” miqësinë Merkel – Macron. Bashkimi Europian nuk ka asgjë nga Perandoria e Shenjtë Romake, nëse në letrat kushtetuese e Bashkimit janë ruajtur mirë nga çdo referim kulturor ndaj rrënjëve judeo – kristiane të progresit europian, dhe deri nga laicizimi dhe iluminizmi europian, që i verbër siç është, harron rrënjët e veta kristiane.
Në “Financial Times” i referohet me të drejtë Traktatit të Elizeut të vitit 1963, duke shprehur pikëpamje të kundërta rreth kuptimit të këtij azhurnimi në marrëdhëniet bilaterale franko – gjermane: disa, si Wolfgang Münchau, ftojnë që të mos nënvlerësohet vlera simbolike e impenjimit reciprok të marrë nga të dyja fuqitë kontinentale për ruajtjen e integrimit europian. “Traktati Aquisgrana”, shkruan Münchau, “nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, por së paku nënvizon impenjimin reciprok. Në thelb, Gjermania dhe Franca thonë se do të bëjnë gjithçka është e mundur. Ashtu si Shën Agustini përpara tyre, nuk duan ta bëjnë për momentin”. Megjithatë, komenton Münchau, nuk dihet sesa kohë duhet të presim akoma.
Nga ana tjetër e spektrit të inpterpretuesve, gjithmonë në “Financial Times”, theksohet se ai nuk është gjë tjetër veçse një takticizëm për të “shmangur një kompeticion eksplicit ekonomik e diplomatik midis fuqive kontientale më të forta të Bashkimit Europian dhe të ruhet vëmendja mbi disa projekte të përbashkëta”. Arsyeja thelbësore e traktatit lëkunder nga strategji afatgjatë për ndërtimin e Bashkimit Europian, e bazuar mbi autonominë strategjike, në instrument të thjesht praktik për të shpëtuar të shpëtueshmen.
Praktikisht, na kujton “Le Monde Diplomatique”, Elizeu komunikon se asnjëherë në marrëdhëniet franko – gjermane nuk është bërë fjalë në mënyrë eksplicite për mbrojtje dhe siguri duke lidhur programe ambicioze bashkëpunimi e zhvillimi, si në marrëveshjen e fundit të Aquisgrana. Ato konkretizohen jo vetëm në “Këshillin Franko – Gjerman për Mbrojtjen dhe Sigurinë si organ politik për të qeverisur impenjimet reciproke”, që do të mblidhet në intervale të rregullta, siç parashikohet nga Neni 4, Paragrafi 4, por përtej krijimit të një një serie të tërë trupash ekspedicionare franko – gjermane, të mbështetura nga një bashkëpunim i plotë zhvillimi industrial, pasi “bangoprova e parë e vërtetë do të jetë mbrojtja”, me projektin Leoclerc (shkrirje e tankeve Leopard – të gjermanes KMW – dhe Leclerc – të francezes Nexter), që duhet ta shikojë realizimin në 2035. Por jo vetëm.
Modeli është i njëjtë me Traktatin e Lancaster e 31 janarit 2014, ku nënshkruheshin bashkëpunime të mëdha franko – britanike për kërkimin, me një total prej 145 milion eurosh, dhe zhvillimin e teknologjive raketore dhe sistmeve antiminash detare dhe nëndetare, duke implikuar grupe të mëdha, nga Dassault-Aviation dhe BAE Systems deri tek Rolls-Royce, Safran, Thales dhe Selex Es.
Këto bashkëpunime duket se strukturohen edhe falë “fondit europian për mbrojtjen”, për të cilin Komisioni ka propozuar një buxhet vjetor prej 1.5 miliard eurosh duke filluar nga 2020, të drejtuar që të “financojë projekte kërkimi dhe teknologjie për mbrojtjen”, siç shkruan Alice Pannier në Ramsese vitit 2019 (botim vjetor i IFRI-t), “të avancuara nga bashkëpunimi midis shumë bizneseve të ndodhura në vende të ndryshme anëtare”. Megjithë retorikën e madhe për projektet ambicioze, Gjermania është e gjymtuar nga brenda karshi impenjimeve të armatimeve të marra me Francën: SPD-ja, Die Linke dhe të Gjelbërit e vënë në diskutim vendimin për riarmatimin e marrë nga aleanca e qendrës katoliko – sociale, siç na kujton Barbara Kunz gjithmonë në Ramses.
Përtej konflikteve ideologjiko – politike të brendshme të Gjermanisë, skicofrenia e madhe midis simbologjisë perandorake të Aquisgrana për një perandori të madhe europiane (me ushtrinë sipas masës së vet) dhe vendimet konkrete të politikës ekonomike, të vetmet që mund të realizojnë ambicje dhe projekte perandorake të tillë, shfaqet akoma më fuqishëm në debatet e kohëve të fundit rreth shkrirjes së mundshme midis gjermanes Siemens dhe francezes Alstom, dy gjigandët europianë e shpejtësisë lartë. Praktikisht, bashkëpunimet ambicioze në nivel ushtarak nuk mund të ekzistojnë pa një koordinim strategjik në planin gjeo – ekonomik. Nëse hekurudhat dhe shpejtësia e lartë nuk janë një industri ushtarake në kuptimin e ngushtë të fjalës, gjithsesi janë një industri themelore për të ndërtuar rrjete komunikacioni efikase në territor: kanë një impakt strategjik.
Komisarja për Konkurrencën Margrethe Vestager vazhdon e palëkundur që të mëshojë për veton ndaj shkrirjes. Të mërkurën, më 6 shkurt, Bashkimi Europian e ka bllokuar zyrtarisht shkrirjen midis dy gjigandëve të shpejtësisë së lartë, duke e preokupuar për dëmet ndaj konkurrencës brenda tij dhe rritjes eventuale të çmimeve të trenave të gjeneratës së ardhshme. Megjithatë, shkrirja Alston – Siemens do të krijonte një gjigand “me një fautirm vjetor të kombinuar prej 15 miliard eurosh” dhe kishte mbështetjen e plotë e Emmanuel Macron, “që ka thënë se do të krijonte ekuivalentin e hekurudhave të prodhuesit europian të avionëve Airbus SE”, siç përcjell “The Wall Street Journal”.
Megjithatë, homologët gjerman dhe francez, Bruno Le Maire dhe Peter Altmaier (CDU), vazhdojnë që ta kritikojnë zgjedhjen e Brukselit. Deri Joe Kaeser, CEO-ja i Siemens, sipas asaj që përcjell “Financial Times”, pohon se “regjimi i konkurrencës” i Brukselit është “backward”, domethënë i prapambetur. I prapambetur për sfidat globale me të cilat industria europiane duhet të përballet në mes të gjigandëve kinezë e amerikane që shfaqen falë vendeve që e ngrenë ekspansionin e tyre ekonomik pikërisht mbi grupet e mëdha multikombëtare. Thekson edhe se mbrojtja e konsumatorëve lokalisht nuk nënkupton që ta pengojë Bashkimin Europian të jetë konkurrues në nivel global.
Megjithëse janë shpenzuar autoritetet kombëtare gjermane dhe britanike, por edhe gjigandi kanadez Bombardier Inc., në mbështetje të linjës së Komisionit Europian, kundër argumentave politike për të krijuar një “kampion europian” të hekurudhave, vazhdojnë akoma protestat nga ana e Berlinit dhe e Parisit. Është edhe realizimi politik i shprehur nga Franca, nëpërmjet Le Maire, që do të duhet t’u hapë sytë burokratëve të Brukselit, ndërsa nënvizon sesa jo vetëm ligjet për konkurrencën janë të “prapambetura”, por edhe se “bllokimi shkrirjes do të ishte një “gabim politik” që e lë Europën më të dobët përballë Kinës”, “Financial Times shton se “Parisi sqaron se do të shikonte tek vetoja një mundësi për të rishikuar regjimin e konkurrencës së BE-së”.
Jo vetëm që gjermani Peter Altmaier zbulon se dëshiron t’i ritrajtojë rregullot për konkurrencën në Bashkimin Europian, siç pohon Bruno Le Maire në televizionin “France 2”, dhe në javët e ardhshme do të impenjohet me homologun e tij gjerman për të propozuar dusa modifikime në procedurën vendimmarrëse në lëmin e konkurrencën në gjirin e Komisionit, duke paraqitur mendimin e liderëve politikë, për të shmangur interpretime thjesht teknike të rregullave europiane.
Nga ana tjetër, Vestager mohon çdo kërcënim kinez në periudhë afatshkurtër në sektorin e hekurudhave, por loja, siç dihet mirë, nuk luhet vetëm në kontinent, por sidomos në Afrikë, ku Kina po bëhet kapilare, duke zëvendësuar fuqitë e vjetra koloniale si partner referues për shtete subsahariane, nga Sudani tek Etiopia.
Rikthimi i Sigmar Gabriel dhe spektri i një nacionalizmi të majtë
Dihet se nga vjen makthi kundër ndërtimit të komplekseve të mëdha industriale: është gjithmonë ideologjia ordo – liberale, e verbër përballë nevojave urgjente gjeopolitike. Në këtë kontekst, Macron është i përçarë: nga njëra anë prej zgjedhjeve të afërta europiane, në të cilat do t’i japë një vulë Parlamentit Europian me qëllim që ta çojë edhe aty idenë e tij për Europën; nga ana tjetër, është i zënë me Grand Débat, për t’i gjetur një zgjidhje krizës së jelekverdhëve. Është e padiskutueshme që problemet e politikës së brendshme të Macron do të kenë reperkusione mbi kapitalin politik të investuar në nivel europian, paralelisht me zgjedhjet europiane ose më vonë, në vjeshtë. Çështja mbetet dytësore, pasi një efekt mbi zgjedhjet europiane është i pashmangshëm, por mbetet e hapur pikëpyetja nëse Grand Débat “do ta kidnapojë apo rishpike fushatën e Macron për zgjedhjet europiane”.
Gjithmonë në Eurointelligence komentohet një shkëmbim “epistolar” në project-syndicate.org midis Sigmar Gabriel dhe Zaki Laïdi, një Profesori të Sciences Po., lidhur me Traktatin e Aquisgrana. Zbulohet se në Gjermani murmuritet për një rikthim të mundshëm në planin e parë e frontit politik të Gabriel, pasi ia ka lënë vendin për zgjedhjet federale e 2017 yllit në ngjitje Martin Schulz. Debati ndizet pas deklaratave të Gerhard Schröder të përcjella nga media të ndryshme gjermane, si Frankfurter Allgemenie Zetiung i 1 shkurtit, ku Schröder e quan kryetaren aktuale e SPD-së Andrea Nahles si amatore, të paaftë që të vijë në pushtet dhe më pas konsideron Gabriel si “një prej politikanëve më të aftë e kompetentë që ka partia”. Megjithatë, veterani Gabriel shprehet në terma kontradiktorë, besnik ndaj traditës pacifiste të partisë së tij, duke komentuar në project-syndicate.org takimin e 22 janarit midis Merkel dhe Macron në Aquisgrana. Duke bërë gjenealogjinë e raporteve franko – gjermane në traktatet e Elizeut të viteve 60, denoncon marrëveshjen aktuale të Aquisgrana për golizëm – për Gabriel, një shprehje negative – për të treguar makthin dhjetërvjeçar francez për ta “çliruar Gjermaninë dhe Bashkimin Europian nga influenca dërrmuese e Shteteve të Bashkuara”.
Në vijim, ilustron pozicionet e ndryshme të Francës dhe Gjermanisë ndaj Brexit, duke pohuar se Gjermania, në ndryshim nga Franca, do të ishte e hapur ndaj një anullimi të mundshëm të Brexit “për të ruajtur ekuilibrin e forcave europiane”. Ndërsa akuzon Francën se sheh tek Brexit “një mundësi për të rritur pushtetin e saj politik, ekonomik dhe ushtarak në brendësi të bllokut”, Gabriel konkludon duke pohuar se “me dy vende [Franca dhe Mbretëria e Bashkuar] me arsenal bërthamor, Bashkimi Europian konsiderohet tashmë nga fuqi të tjera si politikisht e parëndësishme” dhe vazhdon: “Në një botë mishngrënësish gjeopolitikë, ne europianët europianët jemi vegjetarianët e fundit. Pas Mbretërinë e Bashkuar, ne do të të bëhemi veganë dhe, ka mundësi, pre. Ajo që ka vlerë nuk është “autonomia strategjike”, por ruajtja e sovranitetit europian në një kontekst ndërkombëtar në ndryshim të shpejtë”.
Përgjigja e Zaki Laïdi për Gabriel është e thjeshtë, por efikase. Parasëgjithash, vëren se konteksti gjeopolitik midis viteve 60 dhe sot është rrënjësisht ndryshe. Krijimi i një mbrojtjeje europiane, siç sqarohet në Paragrafin 4 e Nenit të 1 të traktatit, duke nënkuptuar në brendësi të Paktit Atlantik, kështu që nuk është në kontradiktë me aksin anglo – amerikan, të cilit Gabriel i jep rëndësi themelore, duke mbështetur mbi domosdoshmërinë e raporteve me Mbretërinë e Bashkuar – për pasojë, edhe me Shtetet e Bashkuara – për “sovranitetin europian”.
Natyrisht, më pas është edhe e panjohura e madhe e deklaratave tymuese të Trump, midis të cilave ajo lidhur me tërheqjen e mundur e Shteteve të Bashkuara nga NATO. Pa e zhveshur këtë çështje delikate, është e mjaftueshme të vërehet se Gabriel duket se abstragon nga konteksti aktual vullnetin francez dhe disa pjesë të elitës gjermane për të avancuar ndërtimin e një industrie ushtarake dhe të një aparati mbrojtës europian. Një shkak shpërthyes kanë qenë synimet e padeshifrueshme të Trump. Kjo bën që apelimi për mbrojtjen e një “sovraniteti europian” nuk mund të ecë bashkë me ndërtimin e Europës së mbrojtjes, domethënë të autonomisë strategjike (përfshi telekomunikacione, industri dixhitale, hekurudha, marinë dhe aviacion) – siç është thënë shumë herë: bangoproba e parë e vërtetë është mbrojtja.
Përfundimisht, Eurointelligence sugjeron se argumenti i vetëm i Gabriel që izolohet nga ku qerthull kontradiktash është pohimi i thjeshtë se Traktati i Aquisgrana nuk pasqyronte interesat e Gjermanisë. Gabriel duket se e lexon kështu traktatin në terma të pastra të politikës së brendshme, në pikën që paralajmëron se “ai po pasqyron një xhep nacionalizmi të majtë në politikë gjermane”. “Fjalë për fjalë” duhet “mbajtur nën survejim ajo hapësirë”, konkludon Eurointelligence.
(nga Business Insider)