Donald Trump konfirmon telefonatën me Infantinon
Donald Trump ka konfirmuar se ka folur në telefon me Infantinon për të diskutuar mbi rastin Balogun, futbollistin e SHBA që doli me karton të kuq në ndeshjen me Bosnjë-hercegovinën. Presidenti amerikan i ka thënë Infantinos që ta heqë kartonin e kuq të futbollistit amerikan, pasi ai nuk kishte shkaktuar faull. Madje kishte dyshime edhe për arbitrin e takimit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara pranoi publikisht se kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, një mik i ngushtë i tij, për të rishikuar pezullimin e Folarin Balogun pas kartonit të tij të kuq të marrë në ndeshjen kundër Bosnjës. Pas kësaj telefonate, pezullimi i futbollistit amerikan u hoq nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, duke i dhënë mundësinë sulmuesit të luajë në ndeshjen e raundit të 16 kundër Belgjikës në Seattle.
Nga Zyra Ovale, Trump riktheu vëmendjen te kontakti Balogun-Muharemovic, pika që nisi këtë valë diskutimesh: “Po, i kërkova FIFA-s ta rishikonte këtë episod. Fola me një njeri shumë të respektuar, niveli i respektit të të cilit është dhjetëfishuar. E bëra sepse nuk mendoja se ishte një faull. Ata ishin dy sportistë të shkëlqyer që vraponin me shpejtësi të plotë dhe u përplasën. Nuk kishte as një shkelje…”.
Në telefon me Infantinon, presidenti i SHBA zbuloi edhe disa detaje të vogla të rregullores: “As nuk e dija çfarë ishte një karton i kuq. Mendova se nuk do të thoshte shumë. Kur më shpjeguan se ishte një pezullim për ndeshjen tjetër, thashë: ‘Po tallesh?’ Po kjo qenka një gjë e madhe. Nuk mund ta penalizosh një lojtar për një ndeshje që as nuk është luajtur ende”.
Nga podiumi në Shtëpinë e Bardhë, Trump këmbënguli se nuk kishte ushtruar asnjë presion mbi FIFA-n: “Nuk u thashë atyre çfarë të bënin. Mendoj se një komision mori vendimin dhe mendoj se ata morën vendimin e duhur.” Më pas ai sulmoi edhe gjyqtarin e ndeshjes SHBA-Bosnjë, Raphael Claus, duke e quajtur “shumë të dyshimtë”: “Vendimi ishte i tmerrshëm. E pashë edhe të kaluarën e tij dhe nuk ishte aq i shkëlqyer…”.
Së fundmi, ai mbrojti rikthimin e Balogun me një krahasim tepër domethënës: “Dëshironi të shihni një ndeshje me lojtarët më të mirë. Atëherë nuk mund t’i hiqni Messin, Ronaldon ose Harry Kane për një episod të tillë. Do të kishte qenë një njollë në këtë Kupë Bote. Nëse Belgjika fiton me të gjithë lojtarët e saj më të mirë në fushë, ata mund të jenë krenarë. Nëse do të kishin fituar me Balogun jashtë, do të kishte qenë një histori krejt tjetër”.
Por si gjithmonë, fjalët e Trump kanë efektin e ndezjes së zjarrit, por kjo çështje tashmë ka shpërthyer debate të ashpra. Edhe pse të gjitha gjitha organet kompetente të futbollit në Belgjikë reaguan kundër këtij vendimi, duke e quajtur shkelje të rregullores të FIFA-s, vetë organizmi qeverisës i futbollit ndërkombëtar i quajti të pabaza ankesat dhe akuzat e Federatës Mbretërore Belge të Futbollit.
Ndaj, një gjë është e qartë, Balogun do të luajë në ndeshjen kundër Belgjikës. Edhe vetë Gianni Infantino mbajti konfirmoi telefonatën me Trump, ndërsa hodhi poshtë çdo sugjerim për ndërhyrje. Komisioni Evropian i përgjigjet vendimit të FIFA-s për të këtë rast me zëdhënësen Eva Hrncirova: “Ne mbështesim parimin e lojës së ndershme dhe transparencës në garë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.