🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.80 ▼1.13%
ARI 4,096 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $73,794 ▼ -2.83% ETH $2,093 ▼ -6.59% XRP $1.0849 ▼ -6.7% SOL $85.6100 ▼ -4.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.80 ▼1.13 % ARI 4,096 ▲0.51 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.80 ▼1.13 % ARI 4,096 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Sporti

Dopietë e Fermin, Barcelona mund me përmbysje Atletico-n dhe rikthehet +3 nga Reali

Tri pikë për të ruajtur dhe konsoliduar kreun. Barcelona ka mundur 1-2 Atletico Madrid në ndeshjen përmbyllëse të javës së 12-të të La Liga-s. Dy gola të Fermin u kanë dhuruar katalanasve fitoren e 11-të në kampionat, për “Colchoneros” nuk mjaftoi Giuliano Simeone.

Atletico Madrid iu afrua golit të avantazhit 3 herë në 6 minuta: Cubarsí shpëtoi portën pas një krosi të Grimaldo, Julian Alvarez më pas kaloi Joan Garcia-n, por pa mundur të gjente portën, ndërsa nga goditja e këndit Pubill goditi traversën. Një minutë më pas Pedri bëri të njëjtën gjë gjë me një gjuajtje të bukur.

Ndeshja pati ritëm dhe Atletico gjeti avantazhin: Julian Alvarez merr një passim nga Kang-in Lee, kroson ulët dhe Giuliano Simeone devijon topin në rrjetë. Barcelona reagon dhe shkon afër barazimit me Fermin dhe Gordon. Goli për katalanasit vjen para mbylljes së pjesës së parë me Fermin, që mposht Oblak me një gjuajtje me të parën.

Në pjesën e dytë ritmi bie pak, ndërsa Barcelona është më e rrezikshme dhe Pedri i afrohet golit. Avantazhi për miqtë nuk vonon: Lamine Yamal shërben për Fermin, që e dërgoon topin në cepin e portës. Më pas skuadra e trajnerit Flick administron rezultatin. Yamal nuk arrin në kohë pas një krosi të Gordon dhe ky është rasti i fundit i ndeshjes.

Barcelona fiton 1-2 dhe rikthehet 3 pikë para Real Madridit dhe +5 nga Atletico, që mbetet i treti me 28 pikë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.