☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,733 ▲0.27%
DOW 52,578 ▲0.16%
NASDAQ 26,587 ▲0.61%
NAFTA 97.25 ▼0.58%
ARI 4,158 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,596 ▲ +2.63% ETH $2,473 ▲ +3.37% XRP $1.3556 ▲ +4.4% SOL $106.8000 ▲ +2.29%
S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,578 ▲0.16 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 % S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,578 ▲0.16 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kry

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar se Partia Socialiste do të vijojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, me Edi Ramën në krye, duke shprehur bindjen për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027.

Klosi u shpreh se dorëheqja e Edi Ramës dhe tërheqja e Partisë Socialiste nga angazhimi për integrimin europian të Shqipërisë nuk janë skenarë që do të ndodhin.

“Nese ju prisni qe zgjidhja tjetër, dorëheqja e Edi Ramës dhe tërheqja e Partisë Socialiste nga detyrimi i saj për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, nuk ka për të ndodhur.

Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme dhe do t’i fitojmë ato, me Edi Ramën kryetar. Do të fitojmë zgjedhjet e vitit 2027 dhe 2029 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sistemet e drejtësisë dhe do t’i mbrojmë ato. Do të jemi garantët e vetëm në këtë skemë politike për drejtësinë e re.

Ajo që duam të bëjmë ne, Partia Socialiste, me Edi Ramën në krye, është të ndërtojmë një Shqipëri më të gatshme, një Shqipëri më të pasur për qytetarët e saj, me më shumë mundësi, me trajtim më të mirë për studentët dhe me kushte universitare gjithnjë e më të mira”, u shpreh Blendi Klosi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.