Kronika

Doshi: Në Këshillin e Imunitetit do të bëj publike fakte rrëqethëse

Deputeti Tom Doshi përmes një deklarate për Mediat shprehet se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Imunitet do të bëjë publike një fakt rrëqethës. Sipas të cilëve ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori.

Tom Doshi
Tom Doshi

“Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet, dhe ne Komisionin e Mandateve  do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta, dhe si jane manipuluar dëshmitarët kyç në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite.”- shpret Doshi.

Sipas tij Llalla ka shpëtuar Metën nga pamjet e aeroportit të Hanoverit ku Spartak Braho takon vëllain e Fatjon Skenderajt, çka sipas Doshit do të vërtetonte manipulimin e dëshmisë.

Por Doshi shprehet se Llalla po mundohet të shpëtojë edhe veten Pasi ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgjë për 6 muaj rresht.

Deklarata e Tom Doshit
E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.

Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.

Jane dy arsye kryesore:

1.       Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari
2.       Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin.  Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.

Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.

Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar.

Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.

Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve  do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button