☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.72 ▼0.55%
ARI 4,384 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,664 ▼ -1.73% ETH $2,380 ▼ -2.74% XRP $1.3196 ▼ -3.63% SOL $97.8000 ▼ -4.04%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.72 ▼0.55 % ARI 4,384 ▼0.27 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.72 ▼0.55 % ARI 4,384 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mi

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot (2 shtator) kërkesën e biznesmenit Ilir Shtufi, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e vendosur ndaj tij më herët, në kuadër të hetimeve për grup kriminal dhe pastrim parash.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Shtufi, i cili ishte arrestuar në Greqi, është vënë në qendër të një hetimi të Prokurorisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza që lidhen me veprimtari kriminale dhe pastrim parash mbi dosjen “Aruba”.

Shtufi ndodhet ende i arrestuar në Greqi dhe shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.

Biznesmeni është përmendur edhe për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

SPAK lëshoi urdhër arresti që në muajin qershor, për pastrim parash për biznesmenin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, trafikut të drogës, organizatës kriminale dhe dosjes “Aruba”, kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri, ndërsa u arrestua në Selanik disa javë më parë.

53-vjeçari shqiptar të arrestuar në Selanik, pasi ai kërkohet nga autoritetet e vendit të tij për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

“53-vjeçari u arrestua në zbatim të Njoftimit të Kuq të Kërkimit Ndërkombëtar që ishte në pritje ndaj tij nga autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, njoftonte “Protothema”.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se “nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje”.

Arrestimi i tij u bë nga oficerët e policisë të Nën -Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore , pas informacionit të transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor dhe INTERPOL-it, dhe ai u gjet përfundimisht në një hotel në Selanik.

Dosja “Aruba”, emri i Ilir Shtufit, 20 të akuzuarit dhe të arrestuarit

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, ndërsa dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Në kuadër të këtij operacioni, GJKKO firmosi 20 masa sigurie, ndaj të cilat 15 ishin “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme. Në mesin e të akuzuarve është edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest.

Gjatë operacionit u arrestua edhe biznesmeni Orest Sota, si dhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë Top Seven, e cila sipas hetimeve gjithashtu përdorej për aktivitetet e grupit. Në arrest shtëpie u vendos Edmond Jaupi.

Hetimet zbuluan gjithashtu një grupim tjetër të lidhur me Artur Shehun, të drejtuar nga Renato Hamzai. Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku pastroheshin edhe përmes vëllezërve Adrian dhe Erjon Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajt, i njohur si Coco.

EMRAT E 20 TË AKUZUARVE:

-Artur Shehu

-Ilir Shtufi

-Ardian Zykaj

-Alfredo Hamzai

-Luciano Koçeku alias Artur Koçeku

-Dino alias Abedin Koçeku

-Ervin Koçeku

-Adrian Rama

-Erjon Rama

-Orgest Birçaj

-Elton Memeti

-Leonard Bishaj

-Arben Ismaili

-Edmond Jaupi

-Orest Sota

-Besnik Myftari

-Dritan Aga

-Astrit Vladi

-Kastriot Vladi

-Gezim Islami

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.