☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 71.91 ▼0.24%
ARI 4,122 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,475 ▲ +2.67% ETH $1,802 ▲ +3.35% XRP $1.1106 ▲ +1.47% SOL $79.3200 ▲ +2.01%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.91 ▼0.24 % ARI 4,122 ▼0.46 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.91 ▼0.24 % ARI 4,122 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal për një sërë veprash penale, mes tyre kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje, trafik armësh dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Sipas vendimit të gjykatës, Adrian Pikli, ish-efektiv i forcave speciale RENEA, dhe Devis Bajramaj u dënuan secili me 10 vite burg, dënim që u ul në 6 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg, të reduktuara në 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për Armando Ndrecën, GJKKO vendosi dënimin me 11 vite burg, i cili u ul në 7 vite e 4 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, nga veprimet hetimore është provuar se anëtarët e grupit kanë qenë të përfshirë në disa episode kriminale gjatë viteve 2020-2021.

Hetimet kanë dokumentuar se më 4 nëntor 2020, pranë Urës së Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Po ashtu, në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet për vrasjen e Hamza Terziut, ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, Elvis Ndreca dyshohet se siguroi mjetet për atentatin ndaj Durim Bamit.

SPAK ka provuar gjithashtu se në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Devis Bajramaj dhe ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, të cilat, sipas akuzës, ua shitën edhe personave me precedentë penalë.

Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike, armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.