☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.17 ▼0.12%
ARI 4,816 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,671 ▲ +0.42% ETH $2,362 ▲ +1.9% XRP $1.3907 ▲ +2.33% SOL $84.8800 ▲ +0.99%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,816 ▼0.7 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,816 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

DPT-biznesit: 1 marsi afati i fundit për përditësimin e kodeve ekonomike

Bizneset kanë afat deri me datën 1 mars për të përditësuar kodet e tyre ekonomike pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR si dhe adresat kryesore dhe sekondare.

ekonomiaSipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, DPT, në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, kur organet tatimore konstatojnë se tatimpaguesit nuk respektojnë kërkesat lidhur me përditësimin e të dhënave, i dënon ata me gjobë 10 000 lekë për biznesin e vogël dhe 15 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin. Gjithashtu në rast se administrata tatimore konstaton se subjekti ushtron aktivitet në adresë të padeklaruar, atëherë merret masë deri në konfiskim të mallit.

Dënimet Administrative për pajisjet fiskale

Ndryshimet në ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise” parashikojnë gjobë nëse konstatohen parregullsi në instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale, herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, gjobë në masën 50 000 lekë. Nëse pas verifikimit të parë konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit. Çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për tatimpaguesin.
Në rast konstatimi për mos lëshim kuponi tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve biznesi gjobitet për çdo konstatim të kryer, me gjobë në masën 200 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Për çdo konstatim tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, i nënshtrohet një dënimi administrativ me gjobë në masën 300 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe gjobë, në masën 100 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Ndërsa për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative konsiderohet evazion tatimor dhe administrata tatimore ushtron të drejtën të bëjë kallëzim penal për tatimpaguesin.

Dënimet administrative për mosdeklarimin e punonjësve.

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar, që fillon punë për herë të parë te tatimpaguesi apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së të vetëpunësuarit me të cilët ai punon e bashkëjeton), përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, paguan gjobë 250 000 lekë për çdo rast mosdeklarimi. Nëse tatimpaguesi është i regjistruar njëkohësisht për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimin mbi fitimin, detyrohet të paguajë gjobë prej 500 000 për çdo rast mosdeklarimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.